KEK sh.a. njofton se është duke vazhduar të japë maksimumin në ofrimin e energjisë elektrike për konsumatorët e vet. Gjendja është më e mira e mundshme në këto rrethana ekstreme. Në bazë të planit, janë katër blloqe në sistem të cilat po prodhojnë deri në 800 megavatë/orë, ndërsa importi që është në dispozicion nga rajoni shkon në 250 megavatë/orë. Por, kërkesa ka arritur maksimumin, e cila në orët e pikut po arrin deri në 1300 megavatë/orë. Kjo kërkesë ë...
KEK sh.a. njofton se ka arritur të stabilizojë furnizimin me energji elektrike në mëngjesin e së shtunës. Kjo është arritur me kthimin në punë të njësisë B1. Blloku është kthyer pas angazhimit të jashtëzakonshëm të punëtorëve të KEK-ut, të cilët përkundër acarit të madh që po mbizotëron këto ditë, nuk janë ndalur asnjëherë së punuari për ta normalizuar gjendjen. Tashmë kategoria A dhe B po furnizohen pa ndërprerje me energji elektrike, përderisa reduktime ...
Si pasoje e motit, me acar ekstrem dhe reshje të mëdha te borës, që nuk mbahet mend gjatë 3 dekadave të fundit është vështirësuar furnizimi me rrymë.
Blloqet funksionale mund të prodhojnë 900 MW, ndërsa ngarkesa në pik këto ditë shkon deri ne 1300 MW ( nuk bie nën 1100 MW). Kjo rezulton me nevojë të importit rreth 400 MW, për kushtet optimale të punës së blloqeve.
Gjithashtu, vështirësitë e Termokosit që t’ju ofrojë ngrohje konsumatorëve në Prishtinë...
KEK sh.a. njofton se është duke bëre të pamundurën që të ketë furnizim sa më të mirë me energji elektrike.
Moti i ftohtë që nuk mbahet mend gjatë 3 dekadave të fundit ka vështirësuar prodhimin e energjisë elektrike në blloqe, sikurse kërkesa është në maksimumin e saj. Janë pesë blloqe në sistem, por disa stabilimente kanë vështirësi të funksionimit si pasojë e acarit. Për këtë arsye dy njësi, përkatësisht B1 dhe A5 janë duke punuar aktualisht me kapaci...
Zëvendëskomandanti i përgjithshëm i KFOR-it, Gjenerali Johann Luif më bashkëpunëtorë ka vizituar të martën KEK-un. Ai është pritur nga Drejtori Menaxhues i KEK-ut, z. Arben Gjukaj. Të dy palët janë zotuar për vazhdimin e bashkëpunimit i cili është në nivelet më të larta. “Marrëdhëniet KEK- KFOR kanë qenë gjithnjë të mira. Ne zotohemi për vazhdimin dhe avancimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi”, tha z. Gjukaj.
Zotim të njëjtë ka shprehur edhe z. Luif.“KF...
Procesi i zhvillimit të tarifave të energjisë ka filluar me dorëzimin e kostove të vitit 2012 të KEK-ut në Zyrën së Rregullatorit për Energjisë (ZRRE), të cilat duhet të përfshihen në tarifat e energjisë nga 1 prill 2012.
Në përgatitjen e aplikimit tarifor, KEK-u në mënyrë të kujdesshme ka studiuar Rregullat e reja të tarifave që janë miratuar nga ZRRE në nëntor të vitit 2011 dhe i ka aplikuar ato për përgatitjen e tërë aplikimit. Në zhvillimin e tarif...
KEK sh.a. sqaron se informata e emetuar dhe botuar në formë video dhe teksti në agjencinë “Kosovapress” me titull “KEK-u “shpërblen” konsumatorët me shtrenjtim të energjisë elektrike” përmban në vete pasaktësi që e dezinformojnë opinionin.
KEK-u dëshiron të qartësojë dhe ta informojë publikun dhe konsumatorët e Kompanisë, se korporata jo vetëm që nuk ka vendosur rreth rritjes apo caktimit të çmimeve te energjisë elektrike, por as nuk e ka mandatin të ve...
KEK sh.a. sqaron se në tekstin “ KEK-ut i anulohet tenderi për trafostacione”, të botuar në numrin e të mërkurës, datë 11.01.2012 nuk janë respektuar parimet e gazetarisë, sepse gazeta në fjalë nuk e ka marrë fare mendimin e korporatës dhe as që kontaktuar me zyrtarët për këtë çështje. Në artikull ceket vetëm se KEK-u nuk është pajtuar, por nuk ceket se pse, përderisa tërë hapësirën ia kushton vendimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).
KEK-u sq...
KEK sh.a. sqaron se artikulli “Shtylla e tensionit të lartë para rrëzimit- rrezik për qytetarët”, të botuar në numrin e së mërkurës, datë 11.01.2011 në gazetën “Koha ditore”, përmban në vete konstatime të pavërteta. Ekipet e korporatës kanë qenë në vend të ngjarjes dhe kanë konstatuar se nuk ka asnjë rrezik. Prandaj, në një situatë të tillë KEK kërkon nga gazetarët që të mos japin vlerësime të pabazuara. Është fakt se shtylla ishte shtrembëruar si pasojë e
KEK sh.a. njofton se ka nisur ndërtimi i Trafostacionit Prishtina 7. Ky projekt me vlerë afro 5 milionë eurosh është investim i KEK-ut dhe do të ndërtohet nga kompania me nam botëror, ABB.
“KEK sh.a. po bën përpjekje maksimale që të ofrojë shërbime sa më kualitative për konsumatorët e vet. Kjo është një sfidë që nënkupton investime në vlera të mëdha në të gjithë sektorët e korporatës, anekënd vendit”, tha Drejtori Menaxhues i KEK-ut, z. Arben ...