KEK sh.a. njofton se pas angazhimit të pashembullt të punëtorëve të mirëmbajtjes është arritur të evitohen pjesa më e madhe e prishjeve të shkaktuara nga moti i lig i shoqëruar me erëra të forta. Nga mbi 150 prishje tashmë janë vetëm 10 prishje të cilat janë në riparim e sipër. Gjendja ka qenë më e rënda në Distriktin e Pejës, përkatësisht në Komunën e Istogut, ku kanë fryrë erëra aq të fuqishme sa nuk mbahen mend. Ekipet e KEK-ut nga të gjitha anët e vend...
KEK sh.a. njofton se moti i ligë me të reshura dhe erë të fortë ka shkaktuar shumë prishje në rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike anë e kënd vendit. Janë dëmtuar shtylla të shumta e asete të tjera të rrjetit shpërndarës që kanë shkaktuar çrregullimin e furnizimit me energji elektrike. Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit me staf të përforcuar janë duke bërë çmos që prishjet të evitohen sa më parë dhe kanë punuar gjatë tërë natës e janë duke vazhduar t’...
KEK sh.a. sqaron se aktualisht e ka të pamundur të kontrollojë situatën në veri të vendit, përkatësisht përtej lumit Ibër, pjesë e të cilës është edhe Lagja e Doktorëve. KEK nuk ka qasje në atë pjesë dhe nuk po e diskriminon apo favorizon askënd. Këtë e tregon edhe fakti se që nga paslufta nuk u është dërguar nga korporata asnjë faturë dhe nuk është bërë asnjë pagesë edhe pse këta konsumatorë kanë pranuar vazhdimisht shërbime nga korporata.
Konsumatorët...
Viti 2011 ishte vit i rritjes së vazhdueshme dhe i përmirësimeve në të gjithë parametrat e korporatës. Rritja konstante e shënuar nga viti në vit ka vazhduar edhe gjatë 2011. KEK-u nga një kompani për të cilën mediat flisnin për falimentim, është shndërruar në një korporatë të fuqishme, e cila pos që është tashmë kompani jashtëzakonisht likuide, ka filluar të investojë fuqishëm ne projekte kapitale, duke përfshi edhe ambientin. Këtë vit janë nënshkruar kon...
KEK sh.a. shpërndau të enjten 200 pako me dhurata për fëmijët dhe nxënësit e komunës së Obiliqit. Për nxënësit e fshatit “Dardhishtë” të Obiliqit janë ndarë 120 dhurata. Nxënësit e shkollës “Abdurrahman Gërguri” kanë mirëpritur dhuratat e Vitit të Ri. “Ky është një gjest bujar. Faleminderit që jeni kujtuar për këtë dhe që i bëtë nxënësit të buzëqeshin”, tha drejtori i shkollës Xhavit Lani. Nxënësit janë befasuar për të mirë teksa punëtorët e KEK-ut të vesh...
KEK sh.a. njofton se dje, me 20.12.2011 në fshatin Dejn të Rahovecit është sulmuar ekipi i KEK-ut i përbërë prej 2 specialistëve të daljes, përkatësisht Mustafa Kelmendi dhe Sadri Krasniqi dhe arkëtari Blerim Kabashi. Konsumatori problematik Xhavit Haxhi Krasniqi i cili nuk paguan faturat e energjisë elektrike dhe çdo muaj rikyçet vet pas shkyçjes që i bën KEK-u, duke e kyçur edhe lokalin ilegalisht, e sulmon specialistin Mustafa Kelmendi pa asnjë arsye d...
KEK sh.a. dëshiron të sqarojë se asnjë borxh që kanë konsumatorët nuk do të falet. Konsumatorët që kanë borxhe do të jenë vazhdimisht subjekt i shkyçjes. Kjo është situata tani dhe do të jetë e tillë edhe pasi të jetë privatizuar Distribucioni i KEK-ut.
Ka pasur spekulime në media se me rastin e privatizimit borxhet e kompanisë do të falen. Kjo definitivisht nuk qëndron. Faktet që duhen të sqarohen përsëri janë këto:
· Gjendja e borxhit në ll...
KEK sh.a. sqaron se në tenderin "Fushata edukuese dhe sensibilizuese për publikun" Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka marrë dy vendime tërësisht kontradiktore me njëra tjetrën.
Fillimisht KEK kishte shpallur fitues kompaninë me çmimin më të ulët pas konsultimit dhe rekomandimeve me shkrim nga ana e KRPP-së (Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik). Por, një kompani tjetër konkurrente ishte ankuar. OSHP kishte konstatuar se duhet kthyer lënda në...
KEK sh.a. njofton se ka ndodhur një akt vandal nga ana e një konsumatori në qytetin e Prizrenit. Konsumatori Shpejtim Bytyqi ka goditur me revole në kokë punëtorin e korporatës në detyrë Tamer Kaçka. Rasti ka ndodhur të martën, kur punëtori po shkonte që të kërkonte pagesën apo ta shkyçte konsumatorin, pasi sulmuesi kishte borxh ndaj korporatës. Punëtori është dashur të kërkojë ndihmën mjekësore dhe në spital janë detyruar t’i bëjnë disa qepje në kokë.
...
KEK apelon fuqishëm tek konsumatorët që kanë mundësi të përdorin forma alternative të ngrohjes siç janë lëndët djegëse, ta bëjnë një gjë të tillë sa më parë. Kjo për arsye se kapacitetet prodhuese janë rreth 800 megavatë/orë, importi shkon deri në 250 megavatë/orë gjatë kohës së pikut, ndërsa kërkesa më e lartë tashmë ka arritur në 1100 megavatë/orë, ndërsa pritet të tejkalojë 1200 megavatë/orë me ftohjen e mëtutjeshme të kohës. Kërkesa po rritet krejtësis...