Dje, me datë 6 dhjetor 2011, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Shkëlqesia e tij Christopher Dell, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, z. Besim Beqaj dhe ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Misionit të USAID-it në Kosovë, Azza el-Abd vizituan KEK-un për të parë përmirësimet e bëra në korporatë. Mysafirët u pritën nga anëtarët e Bordit të Drejtorëve të KEK-ut dhe nga Drejtori Menaxhues i KEK-ut, z. Arben Gjukaj.
Me këtë ras...
KEK sh.a. njofton se të enjten, me 24.11.2011 në mesditë është detyruar ta ndalë njësinë B1 si pasojë e problemeve teknike. Kjo ka rënduar situatën e furnizimit me energji elektrike. Menaxhmenti i korporatës ka bërë të gjitha përpjekjet që të siguronte import shtesë, por sasia e siguruar është e pamjaftueshme për mbulim të kërkesës pasi që kjo ishte e pamundur për shkak të mungesave të mëdha edhe në rajon.
Gjendja pritet të stabilizohet pas 24 orëve kur...
KEK sh.a. njofton se më 17 nëntor 2011 në orën 15:00 furnizimi me energji elektrike në pjesën veriore të Kosovës në linjën elektrike nga Novi Pazari ishte ndërprerë papritur për shkak të problemeve teknike në anën e Serbisë. Kjo shkaktoi mungesë të energjisë elektrike në tërë pjesën veriore të Kosovës. Veriu i vendit furnizohet gjithnjë me energji elektrike të KEK-ut. Por, linja Novi Pazar- Vallaq është linjë ndërkombëtare në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe...
Kongresistët amerikanë z. Eliot L. Engel dhe z. Gary C. Peters kanë vizituar të dielën KEK-un, përkatësisht asetet kryesore të korporatës. Ligjvënësit amerikanë janë pritur nga Drejtori Menaxhues i KEK-ut, z. Arben Gjukaj.
Kongresistët janë ndarë mjaft të kënaqur me gjendjen e korporatës dhe mënyrën e menaxhimit.
“Këtu po prodhohet energjia elektrike dhe ajo është jetike për ekonominë dhe qytetarët e Kosovës. Vetëm vazhdoni përpara. E keni mbështetje...
Ambasadori i Republikës së Francës, z. Jean Francois Fitou gjatë vizitës që i bëri KEK-ut, është njoftuar për gjendjen e korporatës nga Drejtori Menaxhues, z.Arben Gjukaj. Ai ka parë së afërmi punën që po bëhet në termocentrale dhe miniera.
“E shihni se në këtë moment po investojmë në riparimin e njësisë B2 të termcoentalit Kosova B. Ky riparim pritet të përfundojë në fund të muajit dhe presim që ky bllok do të prodhojë si në kohën kur ka qe...
KEK ka nisur edhe një investim të madh në Rrjetin e Shpërndarjes, përkatësisht ndërtimin e trafostacionit Prishtina 7. Kontrata është nënshkruar në mes të KEK-ut dhe kompanisë ABB. “Investimi prej afro 5 milionë eurosh në kryeqytet është i domosdoshëm pasi që Prishtina është zgjeruar jashtëzakonisht shumë, sidomos në pjesën jugore”, tha Arben Gjukaj, Drejtor Menaxhues i KEK-ut. Lagjet si Veterniku, Lagja e Spitalit, Mati I, Hajvalia dhe Çagllavica janë dhj...
Prezantimi i certifikimit të personelit sipas standardeve evropiane
Në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare për Standardizime më 06.10.2011 në Qendrën e Trajnimit të KEK-ut është organizuar një prezantim me temë“SISTEMI I VLERËSIMIT TË KONFORMITETIT – CERTIFIKIMI I PERSONELIT SIPAS SK EN ISO 17024”. Prezantimi është bërë nga Kryeshefi i kësaj Agjencie Hafiz Gara, Udhëheqësi i Divizionit të Metrologjisë Agron Thaqi dhe eksperti i kësaj fushe Naim Mahmutaj
Caffe bar “Arena”, që gjendet në objektin e Stadiumit të Prishtinës është shkyçur të martën nga rrjeti elektrik prej ekipeve të KEK-ut. Ky konsumator kishte borxh të papaguar prej 22 mijë eurosh. “Arena” është një nga 62 konsumatorët me borxhe të mëdha që u është ndërprerë furnizimi më 18 tetor. Aksioni është shtrirë në të gjithë Prishtinën dhe do të vazhdojë ditëve në vijim edhe në komunat tjera.
Ndihmë të veçantë në ndërmarrjen e veprimeve të tilla ko...
KEK sh.a. njofton se po furnizon të gjithë konsumatorët pa ndërprerje pas kthimit të njësisë B1. Ky bllok është kthyer në kohën më të shkurtër të mundshëm falë angazhimit maksimal të punëtorëve të termocentralit “Kosova B”. Kjo mundëson që së bashku me dy njësitë e TC “Kosova A” të ketë një prodhim prej mbi 500 megavatë/orë që së bashku me importin janë të mjaftueshme për mbulimin e kërkesës.
KEK sh.a. u kërkon ndjesë konsumatorëve për situatën e krijua...
KEK sh.a. sqaron se në gazetën “Zëri”, teksti “KEK blen 6000 euro fotoaparat” të botuar në numrin e së shtunës, datë 01.10.2011, ka pasaktësi të cilat nuk e paraqesin realitetin.
KEK sh.a. sqaron se ka shpallur fituese ofertën për blerjen e 30 fotoaparateve në tenderin që i referohet gazeta, pra një fotoaparat me pajisjet përcjellëse si bateritë me mbushje reverzibile, çantat për bartje dhe kartelat kanë një kosto ofertuese prej 172 eurosh që është çmim i...