Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka marrë pjesë në fushatën "Java Evropiane e Parandalimit të Kancerit të Qafës së Mitrës" përmes një ligjërate të rëndësishme për vetëdijësimin dhe ndërgjegjësimin mbi kancerin e qafës së mitrës. Aktiviteti u mbajt më 6 dhe 7 mars 2025, në Qendrën e Trajnimeve të KEK, si pjesë e iniciativës "Aksioni për Nënë dhe Fëmijë".
Qëllimi i ligjëratës ishte informimi dhe edukimi i stafit femëror të Korporatës mbi rëndësinë...
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) vazhdon të mbështesë bashkëpunimin e ngushtë me universitetet dhe studentët, duke kontribuar në zhvillimin e projekteve hulumtuese që kanë ndikim pozitiv për industrinë dhe mjedisin.
Në këtë kuadër, KEK ka mbështetur projektin e Universitetit “Isa Boletini” Mitrovice - (UMIB) Fakulteti i Gjeoshkencave: “Hulumtimi i mundësisë së rikthimit të gazrave gjatë procesit të djegies së linjitit në termocentralin Kosova B.” ...
BORDI I KEK MERR NJË VENDIM TË RËNDËSISHËM PËR KRIJIMIN E DEPARTAMENTIT PËR SIGURINË FIZIKE TË OBJEKTEVE DHE ASETEVE TË SAJ
Në mbledhjen e rregullt të Bordit të Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), të mbajtur më 5 shkurt 2025, është miratuar një vendim strategjik për krijimin e Departamentit të Sigurisë Fizike. Për më tepër, bazuar në planin afarist të vitit 2025, është hartuar skema organizative e këtij departamenti, e cila po ashtu ësh...
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) dëshiron të sqarojë opinionin publik lidhur me shitjen e tepricave të energjisë elektrike gjatë muajit dhjetor 2024, në vlerë prej 100,489€, duke sqaruar transparencën dhe mënyrën e operimit në këtë proces.
Fillimisht, KEK ofron gjithë kapacitetin e energjisë elektrike për konsumatorët universal, përmes kompanisë për distribuim të energjisë elektrike, KESCO, si dhe për KEDS dhe KOSTT për mbulimin e humbjeve në rrjet. ...
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) sh.a. dëshiron të informojë opinionin publik se procesi i rekrutimit të punonjësve të rinj është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për mbulimin e pozitave vakante, duke përmirësuar performancën e korporatës dhe duke kontribuar në uljen e papunësisë në vend.
Një nga aspektet më të rëndësishme të këtij procesi është fakti se mosha mesatare e punonjësve të KEK është rreth 55 vjeçare, dhe ky proces ka për qëllim rifreski...
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) sh.a. dhe Policia e Kosovës (PK) kanë nënshkruar sot një marrëveshje të rëndësishme për ofrimin e shërbimeve me qëllim të përmirësimit të nivelit të sigurisë në dhe për rreth objekteve të KEK-ut.
Objektet e Korporatës Energjetike të Kosovës kanë rëndësi të veçantë dhe janë të lidhura ngushtë me interesin nacional. Marrëveshja thekson nevojën për rritjen e masave të sigurisë, duke marrë parasysh natyrën e këtyre obje...
Njësia për Menaxhimin e Projekteve, Pastrimin dhe Rikultivimin e Tokave (NJMPPRT), ka filluar pastrimin e binareve industriale më datë 18.11.2024. Pastrimi i binarëve industrialë të TC Kosova B po vazhdon të zhvillohet sipas planit dinamik dhe aktualisht është duke u realizuar nga Obiliqi në drejtim të fshatit Plemetin. Pastrimi i fundit i realizuar ka përfshirë largimin e masave të dheut, shkurreve dhe barishteve përgjatë vijës së infrastrukturës së hekur...
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton opinionin se pas ndaljes dyditore të Njësisë B2, si dhe pas një pune të pandërprerë dhe me përkushtim të personelit të TCB-së, ka përfunduar me sukses inspektimi teknik i pajisjeve dhe eliminimi i defekteve (rrjedhjeve të ujit) në kaldaj. Njësia B2, dje më datë 07.12.2024, në orën 01:48, është sinkronizuar me rrjetin energjetik dhe gjendja e saj është stabile.
Kjo ndalje ishte e nevojshme për të siguruar që ...
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka marrë pjesë në Simpoziumin e II të CIGRE për Tranzicionin e Energjisë, i cili u mbajt sot në Prishtinë. Në këtë ngjarje, z. Ramadan Budakova, zv. Kryeshef Ekzekutiv i KEK-ut, mbajti një fjalim ku theksoi rëndësinë e këtij procesi për të ardhmen energjetike të Kosovës.
Në fjalimin e tij, z. Budakova theksoi se Tranzicioni i Energjisë është një temë me rëndësi të madhe për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit ene...
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton, se sonte, në minutat e para pas mesit të natës, sipas një planifikimi të mëhershëm, është ndalur njësia B1. Gjatë kësaj ndalese të shkurtër dyditore, do të kryhet një kontroll teknik i pajisjeve dhe eliminimi i defekteve. Ky proces pritet të përfundojë nesër gjatë ditës, dhe njësia do të kthehet në prodhim, në mbrëmje, rreth orës 20:00.
Kjo ndalesë është e nevojshme për të siguruar që njësia të jetë në kus...