Pas një periudhe të angazhimit maksimal dhe punës së palodhshme, Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin publik se njësia B2 e Termocentralit “Kosova B” është rikthyer me sukses në operim sonte, madje edhe para afatit të paraparë, 04.10.2025.
Ky sukses është rezultat i projektit madhor për rehabilitimin dhe modernizimin e turbinës, i zbatuar në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze General Electric dhe me ekspertët e KEK sh.a. Projekti ka sjell...
Bordi i Drejtorëve i KEK sh.a., i kryesuar nga z. Valdrin Krasniqi, së bashku me Kryeshefin Ekzekutiv, z. Gramos Hashani, dhe Sekretarin e Korporatës, z. Alban Krasniqi, kanë zhvilluar sot një vizitë pune në Termocentralin “Kosova B”.
Gjatë kësaj vizite pune, u mbikëqyrën nga afër punimet e remonteve në njësitë gjeneruese, me theks të veçantë përgatitjet për sezonin dimëror dhe zbatimin e projekteve kapitale në kuadër të modernizimit dhe rritjes së jetëg...
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton opinionin publik se, bazuar në dispozitat e Ligjit Nr. 06/L-014 për Infrastrukturën Kritike, objektet dhe asetet e KEK-ut kategorizohen si pjesë e infrastrukturës kritike të Republikës së Kosovës. Kjo infrastrukturë përfaqëson themelin e furnizimit me energji elektrike për të gjithë qytetarët dhe ekonominë e vendit, duke e bërë atë një produkt thelbësor dhe të pazëvendësueshëm për jetën e përditshme dhe zhvilli...
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton opinionin publik për fillimin e punimeve ndërtimore të projektit Solar4Kosovo I – Centrali Fotovoltaik, i cili financohet nga:
• Bashkimi Evropian / Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF).
• Qeveria Gjermane përmes KfW si institucioni kryesor financiar ndërkombëtar.
• Banka Evropiane për Investime (BEI). dhe
• Korporata Energjetike e Kosovës sh.a.
Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishë...