Kosova B delegacionin e lartë të BERZH-it, të kryesuar nga Sergiy Maslichenko – Udhëheqës i BERZH-it për Kosovë dhe Francesco Corbo – Udhëheqës Rajonal për Energji në Evropë.
Gjatë takimit, Kryeshefi Ekzekutiv Gramos Hashani prezantoi para zyrtarëve të BERZH-it operimet aktuale të KEK-ut, projektet strategjike për modernizimin e njësive gjeneruese, si dhe transformimin e Korporatës drejt energjisë së qëndrueshme dhe diversifikimit të portofolit energjetik.
Delegacioni u njoftua nga afër me projektet madhore që tashmë kanë hyrë në fazën e implementimit në TC Kosova B, përfshirë:
▪️ modernizimin e turbinave;
▪️ ndërtimin e elektrofiltrave;
▪️ implementimin e sistemeve DeNOx; dhe
▪️ modernizimin e thellë të njësisë A3 të TC Kosova A.
Po ashtu, u realizua edhe një vizitë në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit (Minierë), si dhe në lokacionin ku planifikohet ndërtimi i parkut solar 100 MW – projekt strategjik i KEK-ut në fushën e energjisë së ripërtëritshme.
KEK falënderoi delegacionin e lartë të BERZH-it për interesimin ndaj proceseve transformuese dhe modernizuese të Korporatës, duke shprehur njëkohësisht gatishmërinë për zgjerimin e bashkëpunimit në të ardhmen në fusha me interes të ndërsjellë.

KEK mbetet i përkushtuar në modernizimin e sektorit energjetik dhe forcimin e partneriteteve me institucionet financiare ndërkombëtare në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm energjetik të Republikës së Kosovës.