Korporata Energjetike e Kosovës njofton se, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve, në mbledhjen e rregullt të mbajtur sot, ka shqyrtuar një numër çështjesh me rëndësi për korporatën. Si rrjedhojë, ka marrë disa vendime shumë të rëndësishme, ndër to edhe vendimin për formimin e grupit punues për strategjinë 2020-2025.
Në mbledhjen e sotme, Bordi i Përkohshëm i KEK-ut, mori vendimet si në vijim:
1. Aprovoi Raportin vjetor të Auditimit të Pasqyrave Financiare për vitin 2019;
2. Aprovoi Raportin tremujor financiar për periudhën Janar-Mars 2020;
3. Propozoi objektivat kryesore të Strategjisë së Ndërmarrjes dhe mori vendim për themelimin e Grupit punues për hartimin e Strategjisë 2020-2025;
4. Mori vendim për përgatitjen e Planit të veprimit për zbatimin e rekomandimeve të auditorit të jashtëm dhe të brendshëm;
5. Shkarkoi nga detyra e pozitës së Sekretarit të Ndërmarrjes z. Lulzim Zeqiri dhe emërojë në pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Sekretarit z. Nexhat Podrimaj;
6. Vendosi që të adresojë në organet e prokurorisë gjetjet e aksionarit të vetëm (Qeverise) në lidhje me shkeljet e identifikuara.