Sot ushtruesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.), z. Luigj Imeri vizitoi ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit (MEA) z. Blerim Kuqi, me ç’rast i ka uruar detyrën e re, duke e njoftuar për gjendjen aktuale të korporatës, ecurinë e prodhimit, sfidat aktuale me të cilat përballet KEK-u si pasojë e pandemisë COVID-19 dhe menaxhimin e kësaj situate e cila aktualisht është stabile dhe pa ndikim në operimet ditore.
z. Imeri dhe z. Kuqi gjithashtu kanë diskutuar strategjinë nacionale të Qeverisë për sektorin energjisë me ç’rast edhe u dakorduan që bashkërisht të avancojnë sektorin e energjisë, duke qenë se është e një rëndësie të veçantë dhe paraqet shtylle bazë të zhvillimit ekonomik të vendit.