Bazuar në legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës për ujërat sipërfaqësorë dhe shkarkimet në rrjetin e kanalizimit, ujërat e shkarkuara nga TC-Kosova-A dhe TC-Kosova-B jashtë KEK-ut, janë në suaza të kritereve të lejuara te vlerës së PH-së dhe nuk shkaktojn asnjë ndotje.
KEK-u, nuk është në dijeni me aktivitetin e Avokatit të Popullit dhe qëllimin e kësaj vizite e cila ishte e pa koordinuar me zyrtarët përgjegjës të kësaj fushe të cilët monito...
Në shenjë falënderimi për përkrahjen e vazhdueshme që KEK-u i ofron FSK-së, kjo e fundit sot ka ndarë mirënjohje për Drejtorin Ekzekutivë të Divizionit të Qymyrit, Adil Jonuzi dhe për Departamentin e Rikultivimit. Në emër të FSK-së mirënjohjet i ndau zv. Komandanti i BMO, Koloneli, Avdi Raci.
“KEK-u e ndihmon FSK-në, në vazhdimësi, edhe projektin për rregullimin e kazermës, “Adem Jashari” me ç’rast është bërë mbushja e një hapësire të madhe me dhe hum...
Me rastin e Ditës Evropiane të Parqeve, Drejtori Operativ i KEK-ut dhe Kryetari i Komunës së Obiliqit u vendosën gurë-themelin për ndërtimin e parkut të ri në qytetin e Obiliqit, projekt ky i financuar nga KEK-u.
Me këtë rast, zyrtarë të lartë të Korporatës Energjetike të Kosovës thanë se janë duke u marrë shumë seriozisht me qytetarët e Komunës së Obiliqit me rrethin. Këtë më së miri e dëshmojnë projektet e dedikuara për Komunitetin
Drejtori Operativ i...
Atletë nga shumë vende të botës sot kanë arritur në kryeqytetin e Kosovës në një nga ngjarjet më të mëdha sportive që organizohen në vendin tonë.
Adhuruesit e vrapimit kanë pasë rastin të njohin nga afër atletë cilësorë nga disa vendet të botës.
Në këtë ngjarje të rëndësishme sportive ,KEK-u është përfaqësuar nga Bedri Sadiku, i cili me sukses ka arritur te përfundoj garën kryesore ne gjatësi prej 21 km.
Gjysmë-maratona ‘Prishtina 2017’, mbledh gar...
Sot, me dt: 04 Maj, 2017, Drejtori Menaxhues, Arben Gjukaj me menaxhmentin e KEK-ut, kanë pritur në një takim Ministrin e Financave Avdullah Hoti i shoqëruar edhe nga anëtarët e komisionit për faljen e borxheve publike. Qëllimi i takimit të sotëm ishte falja e borxheve publike por u diskutua edhe për sfidat e tjera me të cilat ballafaqohet KEK-u, e që janë në fushën e përgjithësive të MF.
Drejtori Menaxhues Zt. Gjukaj, fillimisht ka informuar Ministrin...
Në vazhdën aksioneve për ndihmë komunitetit dhe institucioneve të vendit, kësaj radhe KEK-u ka përkrahur FSK-në.
Duke u bazuar në Marrëveshjen e Mirëkuptimit në mes të KEK-ut dhe MFSK-së, dhe fuqizimit të bashkëpunimit me FSK-në, sot është përmbyllur aksioni që ka filluar ditë më parë për rregullimin e kazermës, me ç’rast është bërë mbushja e një hapësire të madhe me dhe humusor në kazermën “Adem Jashari” Për këtë aksion KEK-u ka angazhuar një numër të ...
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), vazhdon traditën e bashkëpunimit afatgjatë të vendosur tash e disa vite më Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të UP-së (FIEK), për aftësimin e inxhinierëve të ardhshëm.
Drejtori Menaxhues i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) Arben Gjukaj, së bashku me Dekanin e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të UP-së (FIEK) Prof. Asoc. Dr. Enver Hamitin edhe këtë vit ka nënshkruar mar...
KEK në bashkëpunim me ekipin e "kallxo.com" ka realizuar një reportazh promovues në të cilin spjegohet puna e KEK-ut, respektivisht, rruga e rrymës nga minierat deri tek priza!
Më poshtë mund të ndiqni videon e realizuar.
...
Artikulli i botuar në portalin Kosovapress dhe i marr nga shumica portaleve tjera vendore, me titull: “Bordi dhe Menaxhmenti I KEK-ut morën pagën e 13-të jashtë ligjshëm” është plotësisht i pa vërtetë.
Për më tepër në këtë artikull deklarohet rrejshëm kinse vet KEK-u ka pranuar se disa zyrtar të menaxhmentit që kanë kontrata individuale kanë marrë pagën e 13-të.
Përndryshe, KEK-u ka deklaruar se: “Të gjithë punonjësit e KEK-ut duke përfshir edhe zyrtarë...
Ashtu siç jeni në dijeni, me vendimin e qeverisë së Republikës së Kosovës për shpalljen e asaj zone “Zonë e Interesit të Veçantë Ekonomik” janë obliguar MMPH-ja dhe Kuvendi Komunal i Kastriotit/Obiliqit të zbatojnë këto vendime, respektivisht, ndalimin e ndërtimeve apo mbindërtimeve të reja.
Në këtë drejtim KEK-u është njoftuar nga inspektorati i MMPH-së, se sot do të ndërmerret një aksion për ta zbatuar ligjshmërinë konforme vendimeve të qeverisë, me ças...