KEK edhe për festat e këtij fund viti ka shpërndarë dhurata për fëmijët e ciklit të ulët në shkollat e Komunës së Obiliqit, respektivisht në hapsirat ku operon.

Sot e merkurë 27 dhjetor, 2017 Korporata Energjetike e Kosovës shpërndau mbi 250 dhurata për nxënës të ciklit të ulët në dy shkolla fillore “Migjeni”në Sibovc dhe”Abdurrahman Gerguri” në Dardhishtë.

Dhurata ju ndanë edhe fëmijëve të anëtarëve të shoqatës së invalidëve të luftës së UÇK-së,të cilët u përzgjedhen nga ana jonë për t’ju treguar ngrohësinë që kemi për ta. Nxënësit i mirëpriten dhuratat dhe me buzëqeshje na falënderuan për këtë gjest bujar. Gjatë kësaj vizite na shoqëruan edhe zyrtarë të kuvendit komunal të Kastriotit të cilët na uruan edhe festat e fundvitit.

Urime të gjithëve festat e fundvitit ,deshirojmë që viti i ardhshëm të jetë sa më i begatshëm.