KEK sh.a. demanton fuqishëm deklaratat e pa argumentuara dhe tendencioze të disa prej strukturave politike të cilave në vazhdimësi u jepet hapësire në të ashtuquajturat : “mediume” që janë në pronësi dhe kontrollin e personave që kanë qenë dikur pjesë e vendimmarrjes së dështuar të KEK-ut  se gjoja elektrofiltri i njësisë A5 nuk po punuaka dhe se ndotja qenka e njëjtë. KEK njofton se elektrofiltri po punon me kapacitet të plotë dhe se gënjeshtrat e paskrupullta që dëmtojnë qëllimshëm imazhin e KEK-ut mund të demantohen lehtë nga çdo qytetar i Prishtinës, Kastriotit dhe Fushe Kosovës. Secili i interesuar mund të shkojë dhe ta shikojë punën e elektrofiltrit madje kjo mund të bëhet nga pikat e larta edhe nga Prishtina dhe shihet se tymi që del nga njësia A5 nuk shihet thuajse fare me syrin e lirë. KEK kërkon mbështetje në punët që po bën, sidomos ato ambientale dhe jo veprime destruktive dhe shpifëse siç është rasti i fundit për qëllime të ulëta politike apo personale”.   Për projektet prej të cilëve po përfitojnë të gjithë qytetarët e vendit nuk ka çka trembet askush, por i duhet gëzuar. Me këtë rast, KEK sh.a. porosit se pa marr parasysh të gjitha interesat e ulëta politike dhe personale, në ditët në vijim do të vazhdojë me publikimin e monitorimit të emisioneve nga A5 dhe me aktivitetet rreth instalimit të elektrofiltrave në të gjitha njësitë aktive të TC “Kosova A” ( duke përfshirë A3 dhe A4)   vetëm që t’u lehtësohet jeta qytetarëve të Republikës së Kosovës.