- pas përfundimit të procesit të tregtimit, personi i autorizuar për tregtim i dërgon rezultatet për konfirmimin e ofertave/kontratave individuale tek drejtori i njësisë së tregtimit;
- drejtori i njësisë aprovon ose refuzon me shkrim shitjen/blerjen afatshkurtër të propozuar.
Publikimi i artikullit nga “Buletini Ekonomik”, i marrë më pas edhe nga disa media të tjera, po dëmton procesin institucional të zbardhjes së rastit, duke u mbështetur në deklarime emocionale, interpretime të pjesshme dhe pretendime të pabazuara. Për më tepër, deklarimet e paautorizuara, e aq më tepër të pabazuara, për çështje që janë objekt i procedurës së brendshme disiplinore, përbëjnë shkelje të detyrave dhe përgjegjësive të punës.
Korporata Energjetike e Kosovës – KEK Sh.A. sqaron se procesi i tregtimit të energjisë elektrike në Korporatë nuk zhvillohet në mënyrë arbitrare dhe nuk varet nga vullneti individual i asnjë zyrtari jashtë përgjegjësive të përcaktuara. Ky proces është i rregulluar qartë me akt të brendshëm, përkatësisht me “Procedurën për tregtimin e energjisë elektrike”, nr. 8071/1, e cila përcakton detyrat, përgjegjësitë dhe rrjedhën institucionale të këtij procesi.
Për më tepër, kjo procedurë është hartuar në zbatim të pikës 2 të nenit 2 të Procedurës për Tregtimin e Energjisë Elektrike të hartuar nga Operatori i Sistemit të Transmetimit të Kosovës – KOSTT, në përputhje me nenin 22 të Ligjit nr. 05/L-085 për Energjinë Elektrike dhe të aprovuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji – ZRRE.
Në procedurën e brendshme të KEK-ut, përkatësisht në nenin 18 – Rekomandimi dhe aprovimi, përcaktohet qartë se: