KEK sh.a. sqaron se në tekstin “Prokuroria Speciale merr në dorë tenderin 6 milionësh të KEK-ut”, të botuar në numrin e sotëm të gazetës Koha Ditore ka konstatime të pavërteta. KEK sqaron se Prokuroria Speciale nuk e ka bastisur korporatën dhe një konstatim i tillë është larg realitetit. Madje ky proces nuk është i ndërlidhur fare me aktivitetet e korporatës, por me procese që nuk kanë të bëjnë direkt me KEK-un, por me subjekte tjera dhe vendime që nuk janë marrë nga korporata. Prandaj, KEK kërkon nga gazeta dhe agjencionet tjera që e kanë huazuar lajmin ta pasqyrojnë të vërtetën e të mos lansojnë në opinion të pavërteta që e dëmtojnë imazhin e korporatës.
KEK mbetet i përkushtuar të bashkëpunojnë me të gjitha institucionet, siç janë ato të prokurorisë dhe të gjitha organet tjera, sikurse është e betuar në transparencë të plotë ndaj opinionit në bashkëpunim të plotë me mediet. Por, nuk pranon assesi që të lansohen lajme të pavërteta.