KEK sh.a. sqaron për opinionin se nuk është duke aplikuar reduktime për asnjë kategori në asnjë pjesë të territorit të vendit. Titujt bombastik se KEK paska filluar të aplikojë reduktime të përdorur nga mediume të rendësishme të vendit si kompania Koha, pastaj gazeta Zëri dhe Radio Kosova nuk e paraqesin realitetin. Gjendja e furnizimit me energji elektrike pa ndërperje nuk ka çka e tremb askënd e më së paku mediumet e sipërshënuara. Këto mediume në asnjë rrethanë nuk guxojnë të jenë kaq joprofesionale sa t’i përziejnë prishjet lokale në rrjet për shkak të motit të lig, të cilat po evitohen në afat rekord tek konsumatorët që paguajnë faturat, me reduktime. Reduktim nënkupton kur ndërpritet energjia elektrike për shkak të mungesës së saj e jo kur ka prishje në rrjetin e shpërndarjes. Ndërsa, sa i përket prishjeve ku konsumatorët nuk paguajnë faturat e tyre, KEK e ka bërë të qartë disa herë se nuk intervenon pa u arritur niveli i caktuar i pagesës së faturave për energjinë që e kanë shpenzuar konsumatorët. As këto raste assesi nuk guxojnë të përzihen me reduktime nga mediume që thirren në profesionalizëm dhe seriozitet të punës së tyre. Pradaj, korporata kërkon nga këto mediume që t'i heqin titujt spekulativ nga ueb sajtet e tyre zyrtare dhe ta paraqesin të vërtetën.