Të nderuar përfaqësues të mediave,
KEK.sh.a. ka si një nga objektivat kryesore komunikimin e saktë dhe me kohë me konsumatorë dhe palë të interesit,
Si rrjedhim, kjo konferencë është ftuar me qëllim që të ulemi dhe bisedojmë me secilin prej jush – në mënyrë të hapur dhe konstruktive – për çfarëdo çështje legjitime që i përket shqetësimit publik në lidhje me veprimtarinë e KEK-ut.
Pra si edhe mund të shihet, si konkluzë, besoj se pajtoheni se mund të konstatohet se Korporata po avancon gjithnjë e më tepër në të gjitha aspektet,.
Në këtë pikë, do të dëshiroja të adresoj disa raportime mediale që ditëve të fundit kanë pas të bëjnë me korporatën. KEK ka shprehur qëndrimin e vet pasi disa nga to ishin larg të vërtetës.
-
KEK është akuzuar edhe se po bashkëpunoka me kompanitë serbe. Kjo nuk ka të bëjë asgjë me realitetin dhe këtë e kemi dëshmuar dhe kemi prezantuar faktet për të disa herë.
Në lidhje me importin e energjisë elektrike, sikurse e kemi potencuar disa herë më parë tek publiku, proceset prokuruese janë plotësisht transparente dhe të ndërmarra në përputhje të plotë me Ligjin për Prokurim Publik të cilin KEK si ndërmarrje publike është i obliguar ta respektojë,. Këtë e dëshmon edhe Auditori Gjeneral i cili është marrë me import-eksportin e energjisë elektrike dhe ka lëshuar raportin pa asnjë kualifikim të vetëm.
Kompanitë që kanë të drejtë të ofertojnë në këtë tender duhet të jenë të licencuara pranë Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, konform rregullave dhe ligjeve të aplikueshme në Republikën e Kosovës ndërsa kriter kryesor i përzgjedhjes se kompanive fituese të kualifikuara është çmimi më i ulët. Si rrjedhim , KEK-u është duke arritur të sigurojë importin e energjisë elektrike me çmimet më konkurruese dhe me kushtet më të mira për korporatën dhe gjithnjë me kompani te licencuara për shitblerjen e energjisë nga ZRRE të cilat konkurrojnë ne treg.
Borxhet e vjetra
Ka patur raportime rreth fatit te borxheve të vjetra pas marrjes së përgjegjësitë për Shpërndarjet dhe Furnizimit të KEK’ut (KKDFE) nga pronari ri. Me këtë rast është aluduar se gjoja ndërmarrja e re nuk do të mund të shkyçë konsumatorët për borxhet e vjetra. Ky konstatim nuk qëndron sepse pas muajit maj kur do të përfundojë bartja e transformimit pronësor, kompania e privatizuar jo vetëm se do ta ketë këtë të drejtë por për me tepër do të ketë stimulim të konsiderueshëm që atë ta përdorë. Duke marr parasysh këtë, konsiderojmë se informimi i drejt lidhur me këtë çështje është më se esencial për të mos vënë në lajthitje konsumatorët të cilët do të ballafaqohen me mungesë të energjisë për shkak të shkyçjes në rast të mospagesës.
Punësimet
Fakt tjetër shqetësues janë edhe akuzat për gjoja punësime në Distribucion pas privatizimit. Sikurse jeni në dijeni, KKDFE ka kaluar nëpër një proces të transaksionit të shitjes së aksioneve ( privatizimit) nga ana e aksionarit (Qeverisë së Republikës së Kosovës). Në lidhje me këtë, edhe pse kontrata me pronarin e ri të KKDFE tashmë është nënshkruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, finalizimi i këtij transaksioni nuk do të hyje në fuqi derisa të përfundojë transferimi i biznesit të shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike, e cila gjë pritet të ndodhë në Maj te vitit 2013. Deri në atë datë, menaxhementi i KEK sh.a. i ka autorizimiet dhe mbanë përgjegjësi të plotë për drejtimin edhe të kësaj pjese të korporatës.
KEK-u do të
veprojë në përputhje të plotë me marrëveshjet e nënshkruara në mes të Qeverisë së Kosovës dhe investitorit të ri të KKDFE-së.
Në këtë vijë, më lejoni që t’ju informoj shkurt rreth gjendjes dhe përformancës aktuale të korporatës:
Gjenerimi i energjisë elektrike:
Planifikimi i prodhimit të energjisë elektrike për periudhën e njëjtë të vitit 2011, pra janar-tetor 2011, ka qenë 3 977 118 MWh derisa janë realizuar 4 246 829 MWh, pra
1.07% më shumë sesa plani.
Sa i përket vitit 2012, plani për këtë periudhë, pra janar-tetor 2012 ka qenë të planifikuara 3 919 075 MWh derisa tani janë realizuar deri tani 4 161 597 MWh, apo 1.06% më shumë sesa plani.
Duhet përmendur faktin se gjatë këtij viti njësia B2 ka qenë jashtë pune për rreth 4 muaj për shkak të remontit të planifikuar dhe gjithsesi prodhimi ka qenë mjaft stabil.
Prodhimi i qymyrit:
Rezervat në deponi me 31 tetor 2011 ishin 549,013 t.
Në dhjetëmujorin e vitit 2012, janë realizuar 6,541,379 t qymyr, derisa janë zhvendosur 10,776,141 m3 djerrinë.
Rezervat e qymyrit në deponi me 31 tetor 2012 ishin 761,508 t.
Vlen të ceket se në këtë vit janë zhvendosur 2,173,727m3 djerrinë më shumë sesa vitin e kaluar dhe kësisoj deri më tani plani është realizuar 113%.
Për herë të parë paslufte ka raport të auditorit të jashtëm pa asnjë kualifikim si dëshmi e menaxhimit të mirëfilltë, furnizim pa ndërprerje që nga muaji mars i këtij viti. Ka investime në ambient që sjellin lajme të mira siç është ndërrimi i elektro-filtrit për njësinë A5 që u bë në muajin shtator, apo për njësinë A3 që do të kryhet në fund të këtij muaji. Ka rritje të përformancës në të gjitha divizionet.
Nga një kompani e dështuar dhe para likuidimit, KEK është shndërruar në kompani likuide që i kryen të gjitha obligimet e veta falë dyfishimit të inkasimit në katër vjetët e fundit, falë rritjes së vazhdueshme të prodhimit të energjisë elektrike dhe furnizimit të konsumatorëve në mënyrë gjithnjë e më kualitative.