KEK sh.a. njofton se era e fortë  dhe të reshurat e borës kanë shkaktuar shume prishje në Rrjetin e Shpërndarje së energjisë elektrike anë e kënd vendit. Prishje janë shkaktuar në të gjitha distriktet. Në Shtërcë është jashtë pune linja 35 kV për shkak të thyrjes së një shtylle.  Ekipet e KEK-ut janë në terren dhe  janë të përkushtuar që t'i evitojnë të gjitha këto prishje të shkaktuara nga moti i ligë. Daljet 10 kV që janë në prishje nga ora 18:00: Distrikti i Mitrovicës: 1 dalje 10 kV; Distrkti I Prishtinës: 5 dalje 10kV; Distrikti i Prizrenit: 2 dalje  10 kV; Distrikti  Ferizajt :6 dalje 10kV dhe TS 35kV Shtërpca me 8 dalje 10kV; Distrikti i Pejës; 13 dalje 10 kV dhe LP 35 kv Fabrika e Akumulatorëve. Jashtë funksionit janë  gjithsej 36 dalje 10kV. KEK sh.a. njofton se ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të shpërndarjes janë në gatishmëri të plotë dhe pritet që prishjet të eliminohen sa më pare që të jetë e mundur.