KEK ka intensifikuar edhe më tepër aksionet e shkyçjes së konsumatorëve me borxhe të mëdha dhe ata që e keqpërdorin energjinë elektrike. Të hënën janë shkyçur 15 konsumatorë në Hajvali të Prishtinës, me borxhe që shkojnë deri në 10 mijë euro për konsumator. Shkyçjet janë realizuar edhe falë mbështetjes së pakursyeshme të Policisë së Kosovës, të cilën korporata e falënderon për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm, sikurse mediat për raportime të vazhdueshme. Gjatë aksionit në Hajvali një konsumator ka sulmuar punëtorin e KEK-ut, por ai është arrestuar mënjëherë nga Policia, që ishte në vendin e ngjarjes. Specifikisht, gjatë shkyçjes punëtori i KEK-ut Ardian Luta është sulmuar nga konsumatori Hysni Demolli me shifër 90022937. Fillimisht konsuamtori ka kërkuar që të bëhet rikyçja menjëherë. Por, punëtori i korporatës nuk ka rënë në grackën e kërcënimeve të tij dhe ka vazhduar të kryejë detyrën zyrtare. Ai më pas është sulmuar nga ky konsumator me kabllon elektrike. Konsumatori është arrestuar menjëherë nga policia. Për shënime më të sakta mund të kontaktoni me Policinë e Kosovës, përkatësisht stacionin në Graçanicë. Aksione të njëjta janë zhvilluar sot edhe në pjesët tjera anëkend Kosovës. KEK është duke bërë mbi 10 mijë shkyçje individuale brenda muajit dhe ky numër do të intensifikohet deri në momentin kur të evidentohet edhe borxhliu i fundit. Politika e KEK-ut është e qartë: ata që paguajnë faturat do të kenë energji elektrike, ata që nuk paguajnë nuk do të kenë sepse do të shkyçen nga rrjeti. Shkyçjet e realizuara sot në Hajvali 
Nr. DPR Konsumatori Adresa Borxhi (Euro)  
1 90046629 Fast Food Tullairi- Fatmir Gash Hajvali 392.04 €  
2 90024612 Tullari Petroll Fatmir Gashi Hajvali 1,406.85 €  
3 90035166 Tullari Agron Zariqi Hajvali te popa e tullarit 3,528.13 €  
4 43281 Ismet Ramush Gashi- Pronari I I firmes Tullari Hajvali 10,104.35 €  
5 90022937 Lokal Hysni Demolli Hajvali Rr.Esat Mekuli 4,969.67 €  
6 90035588 Shemsi Matoshi Hajvali 5,385.26 €  
7 270070 Skender Bajram Avdyli Hajvali 5,410.69 €  
8 43797 Muhamt Isa Gerbeshi Hajvali 3,233.82 €  
9 90023548 Minimarket Burimi Kadri Berisha Hajvali 979.31 €  
10 43764 Kadri Berisha Hajvali 2,034.56 €  
11 90015047 PP Zajqeviq Tahir Hyseni Hajvali 1,414.27 €  
12 43778 Nezir Tahir Sopi Hajvali 5,443.94 €  
13 43520 Tahir Hyseni Hajvali 5,404.09 €  
14 90035706 Fadil Kelmendi Hajvali 2,226.94 €  
        51,933.92 €  
Të njëjtën kohë, edhe ekipet e kontrollës kundër keqshfrytëzimit të energjisë elektrike kanë vazhduar aksionet. Si rezultat i shtimit të kontrolleve, dhe pajisjeve moderne dhe të sofistikuara me të cilat është pajisur korporata, tashmë në Qendrën e Kalbrimit numri i njehsorëve që kontrollohen në bazë të shifrave të muajit janar 2011 shkon në afro 40 për qind të rasteve që dërgohen aty. Pra, është rritur efikasiteti në mënyrë të ndjeshme, nga 20 për qind  sa ishte me 2009 dhe 30 për qind sa ishte gjatë vitit 2010.