KEK sh.a. njofton se në orët e pasdites së djeshme, me 17.05.2011, dy punëtorë të KEK ut janë sulmuar me armë zjarri gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Sulmi ka ndodhur gjatë vizitës tek konsumatori i kyçur ilegalisht, Kadri Batusha. Rasti ka ndodhur afër “Shkollës Teknike”
Disa ekipe të policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po merren me rastin.
KEK sh.a. dënon fuqishëm këtë akt kriminal që iu është bërë punëtorëve të KEK-ut. Veprime të tilla po e pengojnë tej mase kryerjen e detyrave të korporatës. KEK sh.a. i bën me dije sistemit të drejtësisë se është koha e fundit kur individë të tillë, që sulmojnë me armë zjarri në pikë të ditës personat në punë zyrtare të marrin dënimin e merituar. Ndryshe, nëse lihen të lirë atëherë në vend të rendit dhe ligjit sundon anarkia.
Korporata nuk mund t’ia dalë e vetme në krye kësaj pune. Ky konsumator nga KEK-u është shkyçur disa herë, por është rikyçur vetë në mënyrë ilegale.
Konsumatori në fjalë nuk ka pëlqim energjetik. Në këtë objekt janë mbi 300 mijë kW/h (kilovatë/orë) që nuk janë të regjistruara në sistem( shfrytëzohen në mënyrë të paautorizuar). Aty nuk kanë pëlqim energjetik as disa ndërtesa që gjenden afër dhe janë të kyçura në mënyrë ilegale.