I nderuari ministër i Zhvillimit Ekonomik z. Beqaj,i nderuar kryetar i komunës Z.Xhemajli të nderuar koleg, përfaqësues të medias, të nderuar pjesëmarrës, Viteve të fundit KEK sh.a. ka pasur rritje të vazhdueshme të inkasimit, sikurse rritje në të gjithë sektorët tjerë. Korporata u takon të gjithë qytetarëve të vendit, menaxhmenti i saj dhe punëtorët po bëjnë maksimumin të veprojnë si të tillë. Pra, të ketë investime dhe ato të jenë të prekshme për të gjithë. Besimi në rritje ndaj korporatës, KEK-u po e shpërblen duke investuar jo vetëm në Ferizaj, jo vetëm në Gjilan, jo vetëm në Prishtinë, por në tërë territorin e vendit. Investimet në Rrjetin e Shpërndarjes me qëllim të ofrimit të shërbimeve me kualitative ndaj qytetarëve po bëhen sidomos në eliminimin e fyteve të ngushta, të cilat për shkak të nevojës emergjente për rritjen e kapaciteteve dhe tejkalimin e mbingarkesave janë prioritare. Për momentin Ferizaj si qytet furnizohet nga 4 NS 35/10 kV të cilat janë të mbingarkuara dhe si burim furnizimi kanë NS 110/35 kV Bibaj që gjithashtu është i mbingarkuar. Në këtë situatë KEK-u ka filluar realizimin e Projektit të Zgjerimit të NS 110/35 kV Bibaj me vendosjen edhe të një transformatori 40MVA me transformim direkt 110/20(10)kV. Projekti do të përfshijë shtimin e një fushe transformatorike 110 kV-she, transformatorin energjetik 40 MVA me të gjitha pajisjet përcjellëse, zgjerimin e pjesës ndërtimore dhe furnizimin e instalimin e pajisjeve 20 kV-she. Gjithashtu në kontinuitet do të zhvillohet edhe projekti tjetër për shpërndarjen e kanalizimin kabllovik 20 kV-she i cili do të ndihmohet edhe nga KK i Ferizajt (qe e falënderoi kryetarin për gatishmërinë e vazhdueshme). Me zgjerimin e këtij trafostacioni do të krijohen edhe mundësit e kalimit në rrjetin 20 kV dhe kjo do te mundësohet përmes këtij zgjerim te NS qe po e inaugurojmë sot. Me këtë projekt dhe me zgjerimin e linjave 20(10) kV të reja do të kemi shkarkim të trafostacioneve ekzistuese 35/10 kV dhe kalimi i ngarkesës me vetëm një transformim direkt nga 110/20(10) kV ku do të zvogëlohet numri i defekteve, orëve të humbura pa energji elektrike për konsumatorë dhe do të ketë furnizim ma kualitativ të energjisë elektrike të kësaj pjese të konsumit. Projekti do të zhvillohet me mjete vetanake të KEK-ut dhe do të ketë një kosto totale të vlerësuar rreth 1.7 mil Euro vetëm trafostacioni. Nga ky projekt do të përfitojnë institucionet shtetërore, bizneset, institucionet mjekësore, arsimore dhe konsumatorët shtëpiak të qytetit dhe rrethinës. Nga ky projekt në mënyrë direkte apo indirekte do të përfitojnë rreth 35 mijë konsumatorë. Me lejoni te ju njoftoj se KEK-u është në vazhdën e realizimit të projekteve edhe në regjionet tjera siç janë zgjerimi i NS 110 kV Prizreni 1, zgjerimi i NS 110 kV Peja 1, zgjerimi i NS 110 kV Prishtina 3, Përforcimi i rrjetit distributiv në tërë territorin Kosovës , Projekti i realizimit të mbrojtjeve rele në objektet 35 kV etj. Në realizim e sipër janë trafostacionet 110/20(10) KV Gjilani 5 dhe TS 110/35 kV Palaj projekte këto që do të ndikojnë në rritjen e besueshmërisë së furnizimit me energji elektrike, zvogëlim të humbjeve teknike dhe rritje të kualitetit të energjisë elektrike. Ju falënderoj edhe njëherë të gjithëve dhe me lejoni qe të ofroj mirënjohjen dhe falënderimin tim më të sinqertë për punëtoret tone ne angazhimet e përditshme për te siguruar furnizim stabil për gjithë qytetaret e vendit. Faleminderit