KEK sh.a. apelon tek konsumatorët që të kursejnë maksimalisht energjinë elektrike. Për shkak të rritjes së temperaturave ka pasur edhe rritje të menjëhershme të konsumit që në pik shkon në afro 750 megavatë/orë. Kjo ka sjell deri tek vështirësitë në furnizim me energji elektrike, përkundër faktit se KEK ka rritur importin deri në 180 megavatë/orë. Në një situatë të tillë kursimi është i domosdoshëm në mënyrë që të mos përkeqësohet gjendja edhe më tepër.
KEK po furnizon normalisht kategorinë A ku hyjnë konsumatorët e rregullt, por më të afektuara janë kategoritë B dhe C të cilët janë edhe paguajnë më pak energjinë elektrike të cilën e shpenzojnë.
Rritja e temperaturave dhe përhapja e zjarreve ka shkaktuar edhe në rënien e Largpërquesit të trasmisionit (pronë e KOSTT-it) dhe rënien e disa trafove të njësive gjeneruese, pra ka pasur ndikim ne procesin teknologjik të prodhimit. Sidoqoftë, sot në orën 19:00 pritet stabilizimi i prodhimit dhe furnizimit me energji elektrike.
Misioni i KEK-ut është që të furnizojnë pa ndërprerje të gjithë konsumatorët dhe të gjithë të paguajnë për energjinë elektrike që e shpenzojnë. Tash e muaj të tërë furnizimi ka qenë stabil dhe pa ndërprerje. Furnizimi është rritur ndjeshëm sivjet në krahasim me vitin e kaluar dhe paraqet vazhdimësinë e rritjes nga viti në vit.
Por, tashmë është koha kur korporata po bën përgatitjet për dimër dhe njësitë do të shkojnë në mirëmbajtje të domosdoshme për të rritur sigurinë dhe kontinuitetin e prodhimit dhe furnizimit me energji elektrike. KEK-u tashmë u kushton rëndësi të madhe përkujdesjes ndaj njësive gjeneruese që janë kyçe në mbarëvajtjen e punës së korporatës.
Prandaj, ndihma e konsumatorëve në këto situata është e nevojshme që të tejkalohen sa më lehtë.