KEK sh.a. ka bërë një kontroll të daljes që ishte në A+ në Zonën Industriale të Gjilanit. Pos humbjeve të mëdha komerciale dhe pagesës së ulët, korporata ka evidentuar edhe parregullsi të tjera. Nga gjithsejtë 68 konsumatorë të vizituar, 9 prej tyre ishin konsumatorë të kyçur në mënyrë ilegale, një nuk kishte pllomba distributive fare, ndërsa 4 janë dërguar për kalibrim në mënyrë që të evidentohet a janë të keqpërdorur. Rreth 10 për qind e konsumatorëve në këtë dalje ishin konsumatorë të amvisërisë, ndërsa me rregullat e konsumatorëve që kategorizohen në A+ lejohet të kyçen vetëm biznese. Kontrollime të tilla që po bëhen anekënd vendit, ky përfshihen edhe konsumatorët në A+ po bëhen që të luftohen parregullsitë dhe të zvogëlohen humbjet. Si rezultat i kontrollimeve efikase korporata ka arritur t’i ulë humbjet me afro 5 për qind sivjet në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Aksionet do të vazhdojnë deri sa të evidentohet edhe keqpërdoruesi i fundit dhe të merr dënimin e merituar nga Gjykata kompetente. Dënimet janë në para që shkojnë deri në 50 mijë euro gjobë, por mund të shqiptohet edhe dënim me burg, pasi vjedhja e energjisë elektrike konsiderohet vepër penale si çdo vjedhje tjetër.  Në mënyrë që të sigurohet furnizimi stabil me energji elektrike KEK sh.a. apelon tek të gjithë konsumatorët që t’i përmbahen në mënyrë strikte rregullave dhe ligjeve në fuqi.  Të gjeturat nga KEK-u në daljen A+ të bizneseve në Gjilan
Konsumatorë të vizituar: 68
Procesverbale: 30
4/02 Konsumatorët e amvisërisë 6
701/702 / 6/6 Konsumatorët komercial 24
Ilegal 9
kalibrime 4
Pa pllomba distributive 1