KEK sh.a. njofton se më 17 nëntor 2011 në orën 15:00 furnizimi me energji elektrike në pjesën veriore të Kosovës në linjën elektrike nga Novi Pazari ishte ndërprerë papritur për shkak të problemeve teknike në anën e Serbisë. Kjo shkaktoi mungesë të energjisë elektrike në tërë pjesën veriore të Kosovës. Veriu i vendit furnizohet gjithnjë me energji elektrike të KEK-ut. Por, linja Novi Pazar- Vallaq është linjë ndërkombëtare në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe defekti në këtë linjë që ka ndodhur në anën e shtetit fqinj ka shkaktuar avarinë duke ia pamundësuar korporatës furnizimin me energji elektrike të pjesës veriore të vendit. Me të mësuar për problemin, KEK-u ndërmori masa të menjëhershme për rifillimin e furnizimit me energji elektrike edhe të kësaj pjese të vendit. Po ashtu, korporata ka ofruar ekspertizë teknike, pjesë rezerve dhe pajisje për homologët e tyre në Serbi për të ndihmuar me identifikimin dhe riparimin e dëmit. Në 18:45, KEK-u rifilloi furnizimin me energji elektrike në pjesën veriore në sasi prej 25 megavatësh. Kjo mundësoi që edhe hidrocentrali i Ujmanit të rifillojë prodhimin e vet dhe të ofrojë një sasi të kufizuar të energjisë elektrike shtesë për pjesën veriore të Kosovës. KEK-u vazhdon ta monitorojë situatën.