Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit në mes KEK dhe AKK
Publikuar më datë: 03.04.2025
Prishtinë, 03.04.2025 – Korporata Energjetike e Kosovës (KEK - Sh.A). dhe Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit me qëllim të avancimit të efikasitetit në zhvillimin e infrastrukturës kadastrale në fushën e operimeve të Korporatës Energjetike të Kosovës. Memorandumi është nënshkruar nga z. Gramos Hashani, Kryeshef Ekzekutiv (u.d.) i KEK - Sh.A. dhe z. Avni Ahmeti, Drejtori Ekzekutiv (u.d.) i AKK-së.
Ky Memorandum ka për qëllim përcaktimin e procedurave për shkëmbimin e të dhënave dhe krijimin e kushteve për një bashkëpunim më të ngushtë ndërinstitucional. Me këtë marrëveshje, do të mundësohet shkëmbimi i të dhënave në mënyrë elektronike, si dhe integrimi i Sistemit të Informatave Kadastrale për Tokën në Kosovë (SIKTK), për të përmirësuar proceset teknike dhe administrative të të dyja institucioneve.
Përveç aspekteve teknike, Memorandumi parashikon gjithashtu organizimin e trajnimeve për personelin e KEK Sh.A. dhe caktimin e zyrtarëve përgjegjës për hartimin e Procedurave Standarde të Veprimit, për të siguruar zbatimin e suksesshëm të marrëveshjes. Ky bashkëpunim do të përmirësojë efikasitetin dhe transparencën në operacionet e të dyja institucioneve dhe do të kontribuoni në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të energjisë dhe kadastrit në Kosovë.
KEK Sh.A. dëshiron të shprehë mirënjohjen dhe falënderimet e saj të sinqerta për Agjencinë Kadastrale të Kosovës për angazhimin dhe përkushtimin e treguar gjatë këtij procesi. Ky bashkëpunim i frytshëm do të kontribuoj në përmirësimin e shërbimeve dhe do të ndihmojë në realizimin e objektivave të përbashkëta.
Përfundimisht, ky Memorandum shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe kontribuon në realizimin e qëllimeve afatgjata të të dyja institucioneve.