KEK sh.a. njofton se kanë perfunduar me sukses të gjitha veprimet preventive në njësinë B2 të Termocentralit Kosova B, e cila u ndal, sot me 30 dhjetor 2014, në orët e hershme të mëngjesit  me synim të arritjes së besueshmërisë së njësive gjeneruese.   Si rrjedhim, sot, me 30 dhjetor 2014, në ora 17:00, njësia B2 e Termocentralit Kosova B është kthyer në punë.   Veprimet e ndërrmarra në këtë njësi, e cila ishte në punë të pandërprerë tash e tre muaj, kontribuojnë prodhimit të sigurt të energjisë, që do të mundësoi bartësit të licencës ( KEDS) ofrimin e një furnizimi stabil.gjatë ndërrimit të motmoteve.   Në këtë rast, KEK sh.a. falënderon për punën e bërë të gjithë punëtorët e angazhuar në kthimin në punë të njësisë B2. Njëkohësisht, falënderojmë për mirëkuptimin e treguar të gjitha palët e ndërlidhura që mund të kishin qenë të  afektuara në këtë rast.