Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) njofton opinionin publik se më 01 dhe 02 korrik 2025, dhe në vijim, po arrin të mbulojë tërësisht dhe me suficit kërkesat e Furnizuesit të Shërbimit Universal (FSHU) për energji elektrike, përmes prodhimit të brendshëm, duke siguruar mbi 10,600 MWh/ditë, përkatësisht:
𝟎𝟏.𝟎𝟕.𝟐𝟎𝟐𝟓: 𝐏𝐫𝐨𝐝𝐡𝐢𝐦 𝟏𝟎,𝟐𝟖 𝐌𝐖𝐡, 𝐤ë𝐫𝐤𝐞𝐬ë 𝟗,𝟒𝟓𝟎 𝐌𝐖𝐡 – 𝐦𝐛𝐮𝐥𝐢𝐦 𝟏𝟏𝟐%
𝟎𝟐.𝟎𝟕.𝟐𝟎𝟐𝟓: 𝐏𝐫𝐨𝐝𝐡𝐢𝐦 𝟏𝟎,𝟐𝟖 𝐌𝐖𝐡, 𝐤ë𝐫𝐤𝐞𝐬ë 𝟗,𝟕𝟗𝟏 𝐌𝐖𝐡 – 𝐦𝐛𝐮𝐥𝐢𝐦 𝟏𝟎𝟗%
Ky realizim i rëndësishëm po arrihet përkundër faktit se njësia B2 në TC Kosova B është jashtë operimi për shkak të zbatimit të projektit kapital të turbnës, si dhe përkundër sfidave të vazhdueshme teknike dhe teknologjike që rrjedhin nga mosha mbi 40 deri në 60 vjet e pajisjeve prodhuese.
Aktualisht, KEK është duke operuar me sukses me njësinë B1 në TC Kosova B dhe njësitë A3 dhe A5 në TC Kosova A, duke dëshmuar përkushtimin e vazhdueshëm të stafit për të garantuar siguri energjetike dhe furnizim të qëndrueshëm për qytetarët dhe ekonominë e vendit.
Paralelisht, janë në zbatim projekte madhore të rehabilitimit dhe modernizimit të kapaciteteve prodhuese, të cilat do të sjellin rritje të performancës teknike dhe ambientale, si dhe do t’u zgjasin jetën teknike për së paku edhe 20 vjet njësive B1, B2 dhe A3.v
KEK sh.a. siguron qytetarët dhe të gjitha palët e interesuara se mbetet e përkushtuar në punë të pandërprerë – si në rikthimin e shpejtë të çdo njësie në operim, ashtu edhe në zbatimin e investimeve strategjike, që garantojnë një të ardhme energjetike të sigurt, të qëndrueshme dhe të pavarur për Kosovën.