Të nderuar konsumatorë,
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), në përputhje me Vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) dhe sipas Rregullës për Furnizuesin e Mundësisë së Fundit (FMF), nga data 01.06.2025 ka filluar furnizimin tuaj me energji elektrike si FMF, për një periudhë maksimale prej 60 ditësh, e cila përfundon me datë 30.07.2025.
Ky furnizim është i përkohshëm dhe rrjedh nga detyrimet ligjore të përcaktuara me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe Rregullën për FMF, dhe ka për qëllim të ofrojë kohë të mjaftueshme për konsumatorët që të gjejnë një furnizues afatgjatë të licencuar nga ZRRE.

Kujdes:
Pas datës 30.07.2025, të gjithë konsumatorët që nuk kanë lidhur marrëveshje me ndonjë furnizues të licencuar, do të mbesin automatikisht pa furnizim me energji elektrike, pasi FMF nuk do të ketë më kompetenca për furnizim jashtë këtij afati ligjor.
Çfarë duhet të bëni?
Ju inkurajojmë që sa më parë të kontaktoni një furnizues të licencuar nga ZRRE dhe të nënshkruani një marrëveshje komerciale për furnizim me energji elektrike, në mënyrë që të siguroheni që pas datës 30.07.2025 të mos ketë ndërprerje në furnizimin tuaj.
Lista e furnizuesve të licencuar mund të gjendet në faqen zyrtare të ZRRE-së: www.ero-ks.org

Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj.