Korporata Energjetike e Kosovës (KEK Sh.A.) vazhdon përkushtimin e saj për përkrahjen e institucioneve arsimore dhe studentëve, duke fuqizuar lidhjen midis dijes akademike dhe industrisë energjetike.
Së fundmi, KEK ka mbështetur projektin kërkimor të udhëhequr nga Prof. Dr. Zarife Bajraktari Gashi, me temën:“Hulumtimi i mundësisë së rikthimit të gazrave të procesit gjatë djegies së linjitit në Termocentralin Kosova B”, mbështetur nga MASHTI dhe programi HEI 25.
Projekti synon avancimin e teknologjive të djegies së linjitit, me theks në rritjen e efikasitetit energjetik dhe reduktimin e ndotjes mjedisore. Rezultatet e hulumtimit janë prezantuar në takim zyrtar me Drejtorin Ekzekutiv të TC Kosova B, z. Ramadan Ahmeti.
Drejtori Ahmeti vlerësoi lartë iniciativën: “Përkrahja e studentëve dhe universiteteve është investim në dijen dhe inovacionin vendor. KEK është gjithmonë i hapur për bashkëpunim me botën akademike, sepse vetëm përmes dijes mund të ecim drejt zhvillimit të qëndrueshëm.”
Në kuadër të projektit, profesoresha Bajraktari Gashi prezantoi edhe përvojat evropiane të mbledhura gjatë konferencës ndërkombëtare në Salerno, Itali, ku pati takime me ekspertë të energjisë dhe mjedisit.
KEK mbetet e përkushtuar në fuqizimin e iniciativave që sjellin zgjidhje inovative dhe ndërtojnë ura të forta ndërmjet akademisë dhe industrisë energjetike të vendit.