Gjatë viti 2013 KEK ka arritur rekord historik të prodhimit të energjisë elektrike duke u krahasuar me periudhën që nga lëshimi i termocentraleve në punë. Edhe pse kane kaluar mbi 50 vjet që nga lëshimi i njësisë se pare te termocentralit “Kosova A” në punë, ndërsa termocentrali “Kosova B” vitin e kaluar mbushi 30 vjet nga fillimi operimeve, kjo nuk i ka ndalur punëtorët e korporatës që të arrijnë këtë rekord prodhimi. Në vitin 2013 në gjeneratorët e dy termocentraleve janë prodhuar 6.25 milionë megavatë/orë energji elektrike, apo rreth 600 mijë megavatë/orë më tepër se në vitin 1988 kur ishte arritur prodhimi më i madh para luftë, kur njesite e TC “Kosova B” ishin 4, përkatësisht 5 vjet të vjetra. Kur krahasohet viti 2013 me vitin e mehershem ka rritje prej gati 7 % ne prodhim te energjise, ndersa nese krahasojm prodhimin e 2013 me vitin 2002, ai eshte 100 % me i madh. Për me tepër, gjate vitit 2013 numri i ndalesave si dhe koha e mbajtjes jashtë pune  te njësive te Kosovës A dhe B është përgjysmuar ne krahasim me vitet e kaluara. Vitin qe lame pas ka pasur rritje te prodhimit te qymyrit gjithashtu. Ne vitin 2013 jane prodhuar 8.4 milion ton qymyr apo 4.5 % me teper se ne vitin 2012. Stabilizimi i furnizimit me qymyr, ka ndikuar qe termocentralet kanë rezerva të vazhdueshme për javë të tëra,ku asnjëherë rezervat nuk kanë rënë nën 500 mijë tonë. “Këto rezultate më bëjnë të ndihem krenar. Kjo është arritur falë investimeve të duhura dhe falë angazhimit të pashoq të punëtorëve në tërë hallkat e prodhimit, duke filluar nga prodhimi i qymyrit e deri tek termocentralet. Falënderimi u shkon atyre”, thotë Arben Gjukaj, Drejtor Menaxhues i KEK-ut. Këto rezultate janë arritur edhe nga fakti se rekord prodhimi është shënuar edhe në termocentralin “Kosova B”, ku janë prodhuar në gjenerator 4.2 milionë megavatë/orë. “Pavarësisht moshës se njësive ne i jemi përveshur punës dhe e kemi kryer misionin tonë. Asnjë punëtor nuk ka kursyer asgjë nga vetja e tij. Jemi mobilizuar deri në atomin e fundit që popullata të ketë energji në dispozicion”, thotë Luigj Imeri,  drejtor i TC “Kosova B”. Prodhimi rekord i energjisë elektrike është arritur pavarësisht faktit se njesite e TC “Kosova A”, kanë qenë mbi 4 muaj jashtë pune për shkak të remonteve te planifikuara ne kaldaje dhe ndërrimit të elektro-filtrave. Per me teper, tash këto njesi kanë emision te grimcave te pluhurit në ambient brenda standardeve të lejuara ligjore, per here te pare qe nga fillimi punës se tyre. Krahas rekordit të prodhimit është rritur edhe efiçenca, pasi termocentralet kanë prodhuar më shumë energji elektrike me më pak qymyr, duke bërë që ndotja nga CO2 të jetë edhe më e vogël. Prodhimi rekord i energjisë elektrike ka bërë që furnizimi me energji elektrike të jetë stabil. KEK ne vazhdimësi është duke ndërmarr te gjitha veprimet për prodhim te qëndrueshëm sipas bilancit energjetik, qe te mundësoi bartësit te licencës te ofroi një furnizim stabil. Prodhimi i  përgjithshëm i energjisë elektrike që nga viti 1962 e deri sot ne gjeneratorët e termocentraleve. Shifrat janë në megavatë/orë . Njesia e parë e TC “Kosova B” është lëshuar në punë në vitin 1983, ndërsa njesia e dytë në vitin 1984
viti TC  A TC  B TC   B+A
1962 66,472   66,472
1963 435,864   435,864
1964 433,713   433,713
1965 757,587   757,587
1966 996,503   996,503
1967 1,019,639   1,019,639
1968 1,064,588   1,064,588
1969 1,109,208   1,109,208
1970 1,436,806   1,436,806
1971 1,568,226   1,568,226
1972 2,329,936   2,329,936
1973 2,248,408   2,248,408
1974 2,216,077   2,216,077
1975 2,786,130   2,786,130
1976 2,963,942   2,963,942
1977 3,287,169   3,287,169
1978 3,391,410   3,391,410
1979 3,234,724   3,234,724
1980 3,004,590   3,004,590
1981 2,850,474   2,850,474
1982 2,681,420   2,681,420
1983 2,538,837 542,756 3,081,593
1984 1,560,215 1,955,410 3,515,625
1985 1,690,473 3,262,956 4,953,429
1986 1,585,886 3,374,620 4,960,506
1987 2,154,539 3,482,790 5,637,329
1988 2,088,107 3,583,531 5,671,638
1989 1,668,544 3,486,170 5,154,714
1990 1,873,516 2,022,878 3,896,394
1991 1,910,302 1,982,670 3,892,972
1992 1,691,359 2,348,890 4,040,249
1993 1,387,757 2,058,250 3,446,007
1994 1,426,535 1,996,550 3,423,085
1995 1,561,406 2,129,990 3,691,396
1996 1,682,975 1,958,820 3,641,795
1997 1,939,347 2,491,416 4,430,763
1998 1,884,759 2,569,018 4,453,777
1999 941,783 705,045 1,646,828
2000 582,264 1,400,792 1,983,056
2001 1,024,919 1,595,944 2,620,863
2002 1,133,034 2,108,446 3,241,480
2003 1,581,689 1,818,434 3,400,123
2004 852,229 2,779,588 3,631,817
2005 648,892 3,575,771 4,224,663
2006 823,476 3,310,171 4,133,647
2007 1,385,072 3,355,412 4,740,484
2008 1,372,558 3,622,823 4,995,381
2009 1,621,949 3,638,004 5,259,953
2010 1,908,158 3,572,797 5,480,955
2011 2,202,700 3,493,733 5,696,433
2012 2,107,736 3,739,462 5,847,198
2013 2,051,986 4,196,314 6,248,300
 totali 88,765,888 82,159,451 170,925,339