Për hirë të sqarimit të opinionit dhe adresimit të shqetësimeve të familjarëve, KEK sh.a. informon se asnjë punonjës i KEK-ut nuk është aksidentuar apo lënduar në punë gjatë ditës . Informata e plasuar në disa media dhe portale me titull “ Lëndohen 7 punëtorë në Kosova B” ka të bëjë me një aksident të vogël që ka ndodhur, dje më 23 mars 2014, rreth orës 14:00.
Të gjithë punëtorët e perfshirë në këtë rast janë punëtorë të një operatori të jashtëm ekonomik, të cilët kanë qenë të angazhuar në realizimin e kontratës për “Pastrim të kuotës – 3.5 m ne B1/B2 dhe galerinë e kabllove në kuotën – 3.5 m në TCB”. Konform kontratës në fjalë, KEK ka ofruar të gjitha kushtet e nevojshme për sa i përket sigurisë në punë.
Në bazë të raporteve preliminare, të gjithë punëtorët e perfshirë në këtë aksident janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe shumica e tyre janë paraqitur sot në punë.