ora 20:00
Në këtë moment konfirmojmë se është gjetur edhe personi i fundit që ishte duke u kërkuar në zonën e aksidentit në Kosovën A, i cili fatkeqësisht është gjetur me pasoja fatale pa jetë. Në këtë rast KEK –u ju shpreh ngushëllimet më të thella familjareve të viktimave.
Më këtë përfundon procesi i kërkim-shpëtimit të personave të aksidentuar.
ora 17:20
Në këtë moment konfirmojmë se ekipet e shpëtimit kane arritur te nxjerrin te gjalle nje person te cilet ia afrua menjëherë ndihma mjekësore .
ora 16:40
Në këtë moment mund të konfirmojmë se kemi identifikuar vetëm një viktimë përderisa njësitë e specializuara janë të kërkim të dy personave të humbur të cilët pretendohet që kanë qenë në atë zonë në momentin e aksidentit.
ora 15:00
Në këtë moment mund te konfirmojmë se ekipet punuese po vazhdojnë punën e tyre dhe se situata është në kontrollë të plotë dhe nuk ka rrezik të përsëritjes së aksidentit në atë zonë .
Informatë rreth aksidentit në Kosovën A
Sot rreth orës 10:00 ka ndodhur një shpërthim në repartin e elektrolizës të Termocentralit Kosova A. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni ekipet mbikëqyrëse të KEK-ut kanë dalë në vendin e ngjarjes.Ndërkohë që informacioni është shpërndarë në të gjitha institucionet relevante në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë e nevojshme policore ato të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave nga niveli qendror, Komunal dhe ekipet mjekësore të qendrave të mjekësisë familjare dhe ato të QKUK-së.
Në vendin e ngjarjes të gjitha njësitë bashkërisht me shpejtësi kanë filluar evakuimin e personelit që në atë moment gjendej duke punuar në atë repart si dhe në repartet e tjera, në ndërkohë që kanë bërë edhe sigurimin e perimetrit të zonës ku ka ndodhur shpërthimi .Të gjithë personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në qendrat më të afërta mjekësore dhe në QKUK dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
Aktualisht është bere evakuimi i personelit nga të gjitha repartet e Bllokut A. Pas veprimeve të ndërmarra në vendin e ngjarjes situata është nen kontroll dhe aktualisht nuk ka rrezik.
Ndërkohë ju njoftojmë me informacionet më të reja.