KEK sh.a. njofton publikun se ka arritur të përfundoi veprimet përgatitore për eliminimin e pasojave të aksidentit të datës 06 qershor 2014 drejt stabilizimit të prodhimit para sezonit të dimrit .
Si edhe që dihet, në Termocentralin Kosova A, tashme është aktivizuar njësia A3, e cila është duke prodhuar pa ndonjë problem.
Ndërsa në lidhje me dy njësitë tjera aktive të Termocentralit Kosova A ( A4 dhe A5) është finalizuar me sukses dhënia e kontratës për riparimin kapital të tyre, me një kompani të specializuar në këtë fushë. Konform kësaj kontrate, brenda afatit prej 4 muajve të gjitha njësitë e Kosovës A do të jenë të gatshme për prodhim optimal dhe të qëndrueshëm. Kjo paraqet zgjedhjen më të shpejt dhe me të lirë të mundshme për dalje nga kriza e paralajmëruar energjetike.
Në Termocentralin Kosova B, i cili është duke prodhuar sipas bilancit të aprovuar vjetor, deri në shtator të këtij viti, të dy njësitë e saj do të jenë të gatshme për prodhim me kapacitet të plotë.
Si rrjedhim, falë përkushtimit maksimal të punëtorëve në tërë hallkat e veprimit, menaxhimit efikas dhe investimeve të duhura, të gjitha njësitë gjeneruese të KEK-ut do të jenë në dispozicion për punë më kapacitet të plotë para fillimit të dimrit.
“Pas tronditjes së pësuar me 6 qershor, të përcjell me humbjen e dy të punëtorëve të devotshëm të korporatës, kemi arritur që të ndërmarrim te gjitha veprimet për kthim në afat më të shpejt të mundshëm të prodhimit të qëndrueshëm sipas bilancit energjetik.”, deklaroi Arben Gjukaj, Drejtor Menaxhues i KEK-ut.
“Ne mbesim të përkushtuar në punën tonë dhe në ngritjen e nivelit të sigurisë për të gjithë punonjësit tanë Me këtë rast, shfrytëzoj rastin që të falënderoj nga zemra edhe njëherë të gjithë punonjësit e Korporatës për punën e tyre të palodhshme dhe të përkushtuar, por në veçanti dua të falënderoj me respektin më të madh të gjithë punonjësit e termocentralit Kosova A të cilët me punën dhe guximin e treguar bënë të mundur finalizimin e veprimeve për stabilizimin e prodhimit nga ky termocentral. Gjithashtu, falënderoj shumë, të gjithë ata të cilët kanë qenë pranë nesh gjatë kësaj periudhe të vështirë, dhe na kanë përkrahur në çdo moment drejt objektivit tonë për rikthimin e gjendjes së prodhimit në termocentral. “shtoi ne fund z. Gjukaj.