KEK sh.a. sqaron se akuzat e z. Avni Kurshumliu, në lidhje me aksidentin e datës 06 qershor ne Kosovën A, te cilat nuk janë te parat nga ai, janë serish të pasakta dhe e dezinformojnë opinionin. Ne këto deklarata personi ne fjale ka tentuar te manipulon qëllimshëm mes vendeve dhe kohës se ndodhive te ngjarjeve si dhe shtrembërim logjik te shkakut me pasojën. Me tej, ne këtë prononcim, ky person për te cilin nuk ka evidence te këtë qene ndonjëherë drejtor ne Kosovën A, ve ne lajthitje gazetën dhe opinionin duke tentuar te sfidoi grupin e ekspertëve me eminent qe ka ky vend dhe duke sjell konfuzion ne terma shkencor te përdorimit te fjalëve “ eksplodim’ dhe asaj “ekspandim”. Te gjitha këto deklarata te pavërteta, te cilat fatkeqësisht jepen pa kurrfarë baze profesionale apo përgjegjësie morale, demantohen dhe janë sqaruar ne detaje ne raportin e komisionit profesional te eksperteve me te njohur te kësaj fushe ne KEK dhe ne vend. Është e qartë se këto deklarime janë dhenë jo vetëm me një qasje mospërfillëse ndaj verifikimit të të dhënave, por me një dijeni të plotë se informacionet e plasuar janë të pavërteta. Ne këtë rast, KEK ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të sfidojë deklaratat e pavërteta dhe dashakeqe të bëra nga personi ne fjale, përmes të gjitha rrugëve që ia lejon ligji. Me këtë rast KEK  rikonfirmon gatishmërinë dhe përkushtimin në kryerjen e misionit të tij dhe ofrimin e përkrahjes së plotë dhe të vazhdueshme që procesi i hetimit të jetë sa më gjithëpërfshirës dhe shkaqet e aksidentit të gjinden sa më parë që të jetë e mundur.