Përkundër angazhimeve rreth sanimit të pasojave të aksidentit të datës 06 qershor 2014, për  stabilizimin e prodhimit para sezonit të dimrit, ne vije me objektivin qe ka për thellimin e partneritetit me ambientin ku operon, si gjest simbolik , te premten me 19 dhjetor 2014, KEK sh.a. ka vazhduar traditën disa vjeçare, me shpërndarjen e dhuratave për fëmijët dhe nxënësit e komunës se Obiliqit. Punëtorët e korporatës kanë sjellë atmosferën festive të fundvitit fillimisht tek nxënësit e shkollës fillore “Migjeni “në fshatin Sibovc dhe pastaj kane vazhduar ne fshatin Mazgit i Ultë ne shkollën fillore “Ibrahim Rugova”. Në këto shkolla te cilat janë përzgjedhë ne koordinim me drejtorinë e arsimit te komunës se Obiliqit, janë shpërndarë dhurata për te gjithë nxënësit e ciklit te ulte.  Me ketë rast, fëmijët kishin përgatitur një program me vjersha dhe këngë dhe janë ndarë shumë të ngazëllyer teksa pranonin dhuratat. Te gjithë  pedagogët si dhe prindërit e fëmijëve, kanë mirëpritur këtë gjest, sikurse kanë pasur fjalë miradije për përpjekjet dhe veprimet që po zhvillon korporata posaçërisht ne projektet qe kane synim kujdesin ndaj palëve te treta dhe mbrojtjen e mjedisit. Tashmë janë lëshuar në punë elektro-filtrat e ri te gjitha njësive te Termocentralit Kosova A, të cilat ndikojnë që ndotja të jetë brenda standardeve të lejuara me ligj apo shume herë më e ulët se ka qenë dekada me radhë. Pos kësaj, pas gati 50 viteve është ndërprerë hedhja e hirit fluturues ne deponinë e hapur, janë duke u ri-kultivuar kodrat e hirit si dhe janë duke u eliminuar substancat e rrezikshme nga Gasifikimi. Te gjitha këto investime, efektet e se cilave tashme filluan te shihen, si synim përfundimtar kane përmirësimin e kushteve te jetës se banoreve përreth, duke reduktuar ne minimum ndotjen e krijuar gjatë disa dekadave.