KEK sh.a. njofton se si me qëllim të adresimit të të gjitha ankesave eventuale nga ana e konsumatorëve, ekipet për përkujdesje ndaj konsumatorëve do të punojnë edhe gjatë ditëve të vikendit, përkatësisht të shtunën dhe të dielën dhe secili konsumator që mendon se ka ndonjë arsye për ankesë, le t’i drejtohet zyrave për ankesa në të gjitha distriktet e korporatës.
Një prej objektivave kryesore te KEK’ut është përkujdesi ndaj konsumatorëve. Ne vazhdën e kësaj, dhe duke marr parasysh brengat e shprehura ditëve te fundit, KEK sh.a. njofton se ka shumëfishuar numrin e punëtoreve në sektorin e pranimit të ankesave dhe shqyrtimit të tyre në shtatë distriktet e korporatës.. Prandaj, KEK i lut dhe inkurajon të gjithë konsumatorët që nëse ne ndonjë mënyrë kane dyshimet e tyre te bazuara se diçka nuk është në rregull me faturën e tyre, të ankohen secili individualisht. Korporata i siguron të gjithë konsumatorët se ankesat e tyre do të pranohen në një kohë shumë të shkurtër dhe do të shqyrtohen me seriozitetin më të lartë deri në detajet më të imëta.
Gjatë periudhës së ankimimit korporata njofton se do të ketë kujdes dhe konsiderate të veçantë ndaj shkyçjes së konsumatorëve. Ne ketë rast, përjashtim të përkohshëm bëjnë rastet e kontestimit të faturave përmes ankesave individuale deri në zgjidhjen e kontestit. Sidoqë të jetë, faturat e konsumit aktual duhet paguar rregullisht.
Siç kemi njoftuar edhe më herët, KEK-u ka krijuar ekipin e veçantë që te merret me interesimin e secilit grup të konsumatorëve, duke përfshirë edhe përfaqësues nga protesta e paralajmëruar. Ky ekip do ta sqarojë secilën brengë apo kërkesë për informatë nga ana e tyre në mënyrën më transparente të mundshme.