KEK sh.a. sqaron se rreth fatit të Termocentralit “Kosova A”, të gjitha vendimet që do të merr korporata janë gjithmonë në përputhje me strategjine e energjise të aprovuar nga Qeveria dhe Kuvendi si dhe në dakordim me aksionarin dhe palët e interesit që ndërlidhen me zhvillimet energjetike në vend. Në vazdhën e kësaj, konstatimet e Drejtorit të TC “Kosov a A”, z. Hamdi Gashi dhe të punëtorëve të cituar janë pikëpamje personale dhe nuk e paraqesin politikën e korporatës. Në këtë situatë KEK thekson se nuk ka vend për ndonjë shqetësim, sepse për fatin e  çfarëdo investimi  do të vendoset në përputhje të plotë me të gjitha normat ndërkombëtare ambientaliste, veçanërisht ato të Bashkimit Evropian. Kjo, sepse KEK i kushton gjithashtu kujdes të veçantë çështjeve ambientale dhe është i përkushtuar qe të gjitha veprimet dhe resurset t'i angazhojë në atë drejtim.