Ashtu si u premtua, më 8 mars 2013, KEK-u ka përfunduar shqyrtimin e ankesave të konsumatorëve për faturat e muajit janar 2013. Në lidhje me këtë sot, Drejtori Menaxhues i KEK-ut, Z. Arben Gjukaj, u takua me përfaqësuesit e mediave për të diskutuar çështjen e ankesave të konsumatorëve në lidhje me faturat e muajit janar. Z. Gjukaj paraqiti shënimet mbi gjendjen e ankesave të konsumatorëve në secilin prej 7 distrikteve. Me këtë rast u theksua se KEK-u ka angazhuar personel shtesë për të procesuar dhe analizuar çdo ankesë të konsumatorëve. Zyrat e Përkujdesit ndaj Konsumatorëve gjatë muajit shkurt ishin dhe vazhdojnë të jenë të hapura ende edhe pas orarit, si dhe vikendeve për t’i shërbyer konsumatorët në kohën e duhur. Me këtë rast u qartësua edhe një herë se në bazë të rregullave të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë konsumatorët duhet të paguajnë pjesën jokontestuese të faturës së tyre në datën e duhur përndryshe do te ballafaqohen me shkyçje. Gjatë muajit shkurt, nga mbi 459,000 konsumatorë 3.804 sosh kanë parashtruar ankesa për faturat e muajit janar 2013. Një përmbledhje e shënimeve të prezantuara sot është si më poshtë: Totali i konsumatorëve                                                459, 669 Totali i ankesave                                                         3,804 Ankesat që kërkojnë kalibrim të njehsorit                        22 Ankesat e rishikuara                                                    3,782   99% Ankesa të pabaza                                                        2,785   73% Ankesa të zgjidhura në favor të konsumatorëve           980   26% Raste kur konsumatorët janë ngarkuar më pak               17 Përqindja e saktësisë se faturimit sipas numrit pas korrigjimeve të muajit janar ishte 99.79 % KEK-u vazhdon të inkurajojë konsumatorët të cilët kanë pyetje apo shqetësime në lidhje me faturat e tyre të vizitojnë shërbimin e Përkujdesit ndaj Konsumatorëve që gjinden në çdo seli të KEK-ut në tërë Kosovën. Po ashtu kishte edhe diskutim me mediat.