KEK sh.a. njofton se në ora 20:48 si pasojë e rënies nga puna të trafostacionit të parë të nënstacionit të KOSTT-it, 110 kV (kilovolt) Prishtina II janë jashtë pune 14 dalje 10 kV të KEK-ut. Si pasojë e kësaj pa energji elektrike janë një pjesë e konsumatorëve në disa lagje të kryeqytetit, përkatësisht një pjesë e Bregut të Diellit, Velanisë, Lagjes së Muhaxherëve, Matit, Shkollës Normale, Taslixhes, Kolovicës dhe Qendrës Teknike.
Sipas informatave që posedon korporata, ekipet e KOSTT-it janë duke punuar që gjendja të sanohet sa më shpejtë të jetë e mundur, kur pritet që konsumatorëve t’u kthehet energjia elektrike. Për më tepër detaje informatat do ti merrni nga zyrtarët e KOSTT-it.
Në këtë rast, KEK sh.a. falënderon për mirëkuptim të gjithë konsumatorët e afektuar.