KEK sh.a. sqaron se Drejtori Menaxhues z. Arben Gjukaj vazhdon të kryejë punën me kompetenca të plota. Ne kete vije, z. Gjukaj ka kontrate valide te punës për poziten Drejtor Menaxhues, konform Ligjit për Ndërmarrje Publike 03-L-087. Andaj, si rrjedhim,  teksti “ I jashtëligjshmi KEK-ut” i botuar sot me 23.09.2013 në portalin “Kosovapress’, dhe i ri botuar ne disa mediume tjera është një gënjeshtër e pastër e fabrikuar nga ana e portalit ne fjale.Korporatës si mbetet gjë tjetër pos të distancohet nga mediume të tilla që kanë për synim lansimin e të pavërtetave e jo të informimit të drejtë të qytetarëve. Ne ketë rast, bëjmë apel tek te gjithë mediumet serioze  ne vend, qe para botimit te ndonjë informate rreth KEK-ut  te drejtohen ne adrese te zyrtarëve te Korporatës për konfirmim, ne mënyrë qe mos tebien pre e mediumeve te dyshimta jo profesionale, siç është portali ne fjale.