KEK sh.a. njofton se moti i ligë me të reshura dhe erë të fortë ka shkaktuar shumë prishje në rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike anë e kënd vendit. Janë dëmtuar shtylla të shumta e asete të tjera të rrjetit shpërndarës që kanë shkaktuar çrregullimin e furnizimit me energji elektrike. Ekipet  e mirëmbajtjes së rrjetit me staf të përforcuar janë duke bërë çmos që prishjet të evitohen sa më parë dhe kanë punuar gjatë tërë natës e janë duke vazhduar t’i evitojnë prishjet. Më poshtë mund të shihen të dhënat e prishjeve nëpër distrikte dhe rregullimi i tyre deri në këto çaste: - Distrikti i Prishtinës janë shkaktuar 28 prishje, nga të cilat janë rregulluar 8; -Distrikti i Prizrenit 8, nga të cilat janë rregulluar 2; -Distrikti i Gjakovës 12, ndërsa janë rregulluar 10; -Distrikti i Mitrovicës 21, të rregulluara 3, -Distrikti i Pejës 41, ndërsa janë rregulluar 7 dhe -Distrikti i Gjilanit, 19, të rregulluara 5. Evitimi i prishjeve është duke vazhduar me intensitet të shtuar. KEK sh.a. apelon tek konsumatorët që për shkaqe sigurie mos të afrohen te shtyllat e rrëzuar apo asetet tjera energjetike  dhe për çdo dëmtim të lajmërojnë në numrin e telefonit 038/501/701 1300. Në këtë mënyrë do të na ndihmojnë që më lehtë t’i evidentojmë prishjet dhe t’i rregullojmë ato. Ekipet që ndodhen në terren janë të vendosura që t’i rregullojnë të gjitha prishjet.