KEK sh.a. njofton se avokati Sadik Sallauka, në avokaturën e tij në Prizren ka sulmuar fizikisht punëtorin e KEK-ut me pozitë Specialist i Daljes, Gazi Krasniqi gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Rasti ka ndodhur gjatë vizitës së konsumatorit në fjalë që e ka zyrën me qira. Ekipi e KEK-ut kishte shkuar ta paralajmëronte për shkyçje nëse nuk i kryen obligimet prej 630 eurosh, të cilat personi në fjalë i kishte ndaj KEK-ut. Pas goditjes nga ana e Sallaukës, punëtori i KEK-ut është detyruar të kërkojë ndihmën mjekësore.
KEK sh.a dënon fuqishëm këtë akt barbar dhe të shëmtuar nga persona që janë të thirrur ta mbrojnë drejtësinë dhe jo të bëjnë vetë akte kriminale. Korporata gjithashtu kërkon nga organet e rendit dhe drejtësisë të merren me rastin, në mënyrë që fajtori të merr dënimin e merituar.
Vetëm nëse ata që bëjnë sulme të tilla të paprecedan marrin dënimin e merituar ndikon që raste të tilla të mos përsëriten assesi në të ardhmen. Sulmimi i punëtorëve të korporatës gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, siç është edhe rasti i goditjes së sotme gjatë ushtrimit të funksionit zyrtar janë pengesë e madhe për kryerjen e misionit të korporatës. KEK-u nuk mund të tolerojë raste të tilla, të cilat nuk janë të rralla dhe do të ndërmarrë të gjitha masat konform rregulloreve dhe ligjeve në fuqi. Korporata pret edhe reagimin ekspeditiv të organeve përkatëse.