KEK sh.a. shpreh mospajtimin e plotë në lidhje me deklaratat e Komunës së Drenasit në lidhje me furnizimin me energji elektrike të kësaj komunë. Aty akuzohet KEK-u se po vepron në mënyrë të papërgjegjshme. Korporata sqaron se gjendja e pagesës është ndër më të ulëtat në vend në këtë komunë, përderisa niveli i humbjeve komerciale (vjedhjeve të energjisë elektrike) është në nivel alarmant. Në tremujorin e fundit është paguar vetëm 39 për qind e energjisë elektrike në nivel komunal, përderisa vjedhjet janë në nivelin 48 për qind. Pra, janë pikërisht këto veprime të papërgjegjshme e jo veprimet e KEK-ut. Sa i përket akuzave për gjendjen e furnizimit, KEK-u po e përmirëson vazhdimisht gjendjen për konsumatorët që paguajnë dhe nuk e vjedhin energjinë elektrike. Ndërsa, akuzat se korporata po bën shkyçje kolektive nuk qëndrojnë, sepse KEK-u po bën vetëm shkyçje individuale. Aktualisht, duke qenë gjendja e rëndë në secilën dalje, atëherë programi kompjuterik i ka radhitur shumicën e daljeve në kategorinë C, përpos gurëthyesit të Trasingut që është në kategorinë A dhe gurëthyesit Kalaja e Drenicës në A+. Komuna e Drenasit para se ti orientojë drejt gjykatave paguesit e rregullt, duhet t’i ndihmojë KEK-ut dhe organeve të rendit t’i drejtojnë në sistemin e drejtësisë paguesit jo të rregullt dhe sidomos keqpërdoruesit e energjisë elektrike, sepse në këto kategori është pjesa dërrmuese e popullatës së kësaj komune. Korporata nuk ka ndenjur duarkryq, duke plombuar të gjitha pikat matëse si tek konsumatorët ashtu edhe tek pajisjet e veta, por ato vazhdimisht po demolohen. Rasti i fundit është i demolimit dhe vjedhjes së disa njehsorëve mjaft të shtrenjtë në trafo, të cilët pengojnë furnizimin me energji elektrike. KEK-u ka gjetur gjuhën e përbashkët me komunën dhe kjo çështje është zgjidhur. Njëjtë, korporata pret nga Komuna e Drenasit që të jap kontributin e vet edhe në luftimin e humbjeve komerciale dhe dukurive tjera negative si sulmet ndaj punëtorëve të KEK-ut në mënyrë që të eliminohen këto dukuri, të rritet pagesa si rruga e vetme për të pasur furnizim stabil me energji elektrike. Gjendja e furnizimit, faturimit, inkasimit dhe e humbjeve komerciale ne te gjitha daljet e Drenasit ne tre muajt e fundit 
DRENASI Energjia e ofruar 3 mujore  kWh Faturimi 3 mujor EURO Inkasimi 3 mujor EURO Fat.3 muj. kWh / Energjia e ofruar 3 mujore  kWh       % Ink.3 muj/Fat.3 muj  (%) Ink.3 muj/Kons.3 muj     (%) Humbjet Komerciale
16021001 Drenasi 1    2,046,677     118,164        93,126 62.78%   49.48% 37.22%
16021002 Drenasi 2    2,462,410       77,916        53,512 44.03%   30.24% 55.97%
16021003 Drenasi 3    1,844,653       75,426        49,068 49.17%   31.99% 50.83%
16021004 Shtrubullova    2,363,078       80,170        61,065 50.83%   38.71% 49.17%
16021005 Orllati    3,276,200     112,486        73,311 49.81%   32.46% 50.19%
16021006 Vasileva        536,351       22,182        14,047 58.65%   37.14% 41.35%
16021007 Komoran    3,765,802     141,658     112,486 49.23%   39.09% 50.77%
16021008 Gllobari    3,714,808     119,832     106,113 47.41%   41.98% 52.59%
16021009 Qendra shkollore        808,139       33,705        18,014 51.44%   27.49% 48.56%
16021010 Trasing-        805,975       87,379        73,610 95.86%   80.76% 4.14%
16022000 Gurthyesi          89,590       13,251        13,251 99.97%   99.97% 0.03%
TOTALI I DRENASIT  21,713,684     882,170     667,601 52.12%   39% 47.88%