KEK-u edhe gjatë vitit 2011 ka vazhduar rritjen në të gjitha divizionet, duke shënuar rritje të konsiderueshme si në prodhimin e qymyrit, ashtu edhe të gjenerimit të energjisë elektrike, rritjes së faturimit e inkasimit si dhe zvogëlimit të humbjeve.
Prodhimi i qymyrit është rritur mbi 250 mijë tonë.
Eksploatimi i qymyrit
1 janar- 31 dhjetor 2010 |
1 janar- 31 dhjetor 2011 |
7,958,090 tonë |
8,212,103 tonë |
Gjenerimi i energjisë elektrike ka shënuar rritje nga viti në vit me kapacitete të njëjta prodhuese. Gjatë 2011 në krahasim me një vit me herët ka pasur rritje për 204 mijë megavatë/orë apo për 4.1 për qind.
1 janar- 31 dhjetor 2010 |
1 janar- 31 dhjetor 2011 |
4, 862, 174 MW/h |
5, 065, 690 MW/h |
Edhe inkasimi i energjisë elektrike ka shënuar një rritje prej 13 për qind.
1 janar- 31 dhjetor 2010 |
1 janar- 31 dhjetor 2011 |
177,835,835.00 euro |
201,419,797.00 euro |
Humbjet totale te energjise elektrike kanë vazhduar trendin e zvogëlimit. Gjatë vitit 2011 ato janë zvogëluar me 3.1 për qind. Ne totalin e humbjeve perfshihet edhe pjesa veriore e vendit ku KEK nuk ka qasje për shkaqe të njohura.
1 janar- 31 dhjetor 2010 |
31 dhjetor 2011 |
39.52 % |
36.68 % |
REZULTATET E TREMUJORIT TË PARË 2012
KEK edhe në fillim të këtij viti ka shenuar rritje në të gjithe paramtertat. Ato do të prezantohen si në vijim:
Gjenerimi i energjisë elektrike ka shenuar rritje edhe këte tremujor në krahasim me peirudhën e njejtë të vitit të kaluar. Rritja është me afro 5 për qind.
1 janar- 31 mars 2011 |
1 janar- 31 mars 2012 |
1,511,526 MW/h |
1, 585,412 MW/h |
Inkasimi i energjisë elektrike ka shënuar rritje edhe në tremujorin e parë të këtij viti. Rritja është përmbi 7 milionë euro, apo 13 për qind më tepër se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
1 janar- 31 mars 2011 |
1 janar- 31 mars 2012 |
55,169,617.00 euro |
62,221,686.00 euro |
Humbjet totale kanë vazhduar me trendin e rënies edhe në këtë tremujor. Vlen të theksohet që bëhet fjalë për tre muajt e dimirt kur humbjet janë më të larta në krahasim me periudhen tjetër të vitit. Por, sërish ka rënie në krahasim me periudhen e njëjtë të vitit të kaluar me 2.5 për qind.
1 janar- 31 mars 2011 |
1 janar- 31 mars 2012 |
39.5 për qind |
36.9 për qind |
Foto legjenda:
- Arben Gjukaj gjatë konferences se sotme per media