KEK-u kundërshton disa nga konkluzionet e raporteve të fundit të përgatitura nga “Sierra Club”, një organizatë mjedisore e SHBA-ve, e cila tregohet kundër nevojës së Kosovës për të ndërtuar njësi gjeneruese të reja me djegie thëngjilli, me ngarkesë bazë.
KEK-u ka bërë një analizë dhe ka përgatitur komentet, të cilat paraqesin informacione të sakta dhe aktuale lidhur me situatën me të cilën ballafaqohet sektori energjetik në Kosovë. Analiza e KEK-ut nënvizon çështjet e ngritura nga “Sierra Club”, me të cilat pajtohet KEK-u, dhe po ashtu ofron informacione faktike për çështjet me të cilat nuk pajtohet KEK-u. Përfundimisht, KEK-u paraqet mënyrën më praktike dhe më të zbatueshme për të ardhmen, dhe e cila është më e përshtatshme për situatën aktuale në Kosovë.
KEK-u thekson disa prej të metave të kësaj analize që është përgatitur nga “Sierra Club”. Në disa fusha, raportet e “Sierra Club” bëjnë krahasime të pavend me shtetet e tjera, shumica prej të cilave janë ose tejet të zhvilluara, ose shumë më të zhvilluara se sa Kosova, me koncentrim të konsiderueshëm të konsumatorëve industrialë dhe atyre të mëdhenj komercialë. Raportet po ashtu paraqesin zvogëlimin e humbjeve dhe shfrytëzimin e energjisë së ripërtërishme si një zgjidhje të thjeshtë në një situatë më të ndërlikuar. Për më tej, një pjesë e konsiderueshme e këtyre konkluzioneve nuk janë të arsyeshme, sepse pika e tyre primare e referencës është një studim i vjetër për sektorin energjetik në Kosovë, i cili ishte përgatitur rreth vitit 2006.
KEK-u e di që nuk ka përgjigje të vetme se si Kosova do të plotësojë kërkesën e saj në rritje për energji elektrike, në mënyrë që të përkrahë zhvillim ekonomik të vendit dhe të mbështesë mirëqenien e qytetarëve të saj. Nuk ka as formulë ose teknologji të re të shpejtë e cila do t’i lejonte Kosovës heqjen dorë nga rezerva e saj e thëngjillit në një mënyrë ekonomike. Zgjidhja është ndjekja e të gjitha masave kosto efektive dhe në dispozicion për plotësimin e kërkesës së vendit për energji elektrike. Riparimi i njësive ekzistuese dhe gjenerimi i thëngjillit me ngarkesë bazë është më se të nevojshme, përveç masave të tjera që tashmë janë në zhvillim e sipër.
KEK-u shpreh pikëpamjet e tij nga pozita e kamotshme e tij, si entitet që duhet të operojë për çdo ditë për të plotësuar kërkesën e konsumatorëve, dhe jo nga pikëpamja e një entiteti të jashtëm i cili nuk ka përgjegjësi ndaj rezultateve.
Në emër të KEK-ut:
http://www.kek-energy.com/pergjShoq.asp
Për të parë raportet e përgatitura nga “Sierra Club” vizitoni:
http://action.sierraclub.org/site/DocServer/Reevaluating_Kosovo_s_Least_Cost_Options_for_Electricity.pdf?docID=8861
http://action.sierraclub.org/site/DocServer/Review_of_TOR_Final.pdf?docID=8341
në shqip: http://www.indep.info/publikimet