KEK sh.a. njofton se sot më 17.05.2012 rreth orës 13.00 , në asistencë të policisë, në bazë te urdhëresës për shkyçje të konsumatorëve borxhlinj, kemi bërë shkyçjen e konsumatorit me shifër DPR 34023, Rruga “Mentor Ratkoceri” p.n. Me këtë rast është sulmuar me grusht specialisti Arben Tërrnava- punëtor i KEK-ut nga djali i konsumatorit.
Lidhur me rastin në fjalë kanë ndërhyrë menjëherë organet e rendit dhe sulmuesi është arrestuar.
KEK sh.a. dënon fuqishëm këtë akt brutal dhe sulmet që po bëhen ndaj punëtorëve të KEK-ut ngase veprimet e tilla jashtëzakonisht po pengojnë kryerjen e punëve dhe detyrave në korporatë.
Ky konsumator disa herë është shkyçur nga KEK-u për shkak të borxhit, por është rikyçur vetë përsëri në mënyrë ilegale.
Konsumatori që sulmoi punëtorin e KEK-ut në detyrë është arrestuar nga organet e policisë.
Korporata nuk mund t’ia dalë e vetme me konsumatorët e pandërgjegjshëm, andaj KEK sh.a falënderon organet e rendit për ndihmesën dhe përkrahjen e dhënë.