Më dt: 17.09.2020, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të KEK sh.a. ka Vizituar Termocentralin Kosova A (TC-A), Divizionin e Prodhimit të Qymyrit (DPQ) dhe Termocentralin Kosova B (TC-B).<\br> Gjatë vizitës, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve është njoftuar nga menaxhmentet dhe punëtorët e divizioneve përkatëse me ecurinë e punëve ditore por edhe me sfidat me të cilat ballafaqohen divizionet prodhuese të korporatës.<\br> Nga ana tjetër, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve ka falënderuar të gjithë stafin e divizioneve përkatëse të prodhimit duke i cilësuar ata si asetin më të çmueshëm të korporatës.<\br> Më tej, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve ka shprehur gatishmërinë për të përkrahur të gjitha projektet dhe kërkesat e tyre të cilat janë në përputhje me legjislacionin dhe rregulloret e brendshme në fuqi.<\br>