Bazuar në vendimin e Bordit të Drejtorëve, të gjithë punëtorëve të KEK sh.a. do t'iu ofrohet qymyr i njomë. Sasia e qymyrit do të ndahet në sasi proporcionale për punëtor konform elaboratit të hartuar nga DPQ. Vendimi dhe sasia për eksploatim për këtë qëllim në asnjë mënyrë nuk duhet ta rrezikojë furnizimin e TC-ve me qymyr. Në baze të një kalkulimi preliminar të sasisë së qymyrit të identifikuar për këtë qëllim, secilit punëtorë do t'i takojë sasia prej 8t-10t (tetë deri ne dhjetë tone) qymyr) dhe të drejtë për marrje të qymyrit kane edhe punëtorët që kanë arritur apo do të arrijnë moshën e pensionimit gjate këtij viti, 2024.
Tutje, dhënia e qymyrit do të fillojë menjëherë pas marrjes së aprovimit dhe përgatitjeve të nevojshme dhe do të përfundoj brenda 60 ditëve kalendarike (duke marr parasysh edhe kushtet atmosferike për eksploatim nga data e fillimit të angazhimit).
Për më tepër, shpenzimet për eksploatim dhe transportin e qymyrit bien në barre të vet punëtorëve/përfituesve. Ndërsa, përzgjedhja e operatorit ekonomik për eksploatim dhe transportimin e qymyrit te punëtorëve bëhet nga Sindikatat (SRKEK dhe SPEK) dhe një anëtar vëzhgues nga KEK-u, i cili do të caktohet nga Drejtori Ekzekutiv i Divizionit të Prodhimit të Qymyrit (DPQ), si dhe procesi i implementimit të Elaboratit do të mbikëqyret nga Departamenti Inxhinieringut Xehetar (DIX) në DPQ.