
Gjatë diskutimeve, z. Kabashi theksoi se KEK, përveç prodhimit të energjisë përmes linjitit në Termocentralet Kosova A dhe B, ka filluar procedurat për ndërtimin e një parku solar me kapacitet 100 MW. Ky është një hap i rëndësishëm drejt tranzicionit në energjinë e rinovueshme dhe i ofron KEK-ut mundësinë e operimit me një miks prodhimi më të qëndrueshëm.
Ai gjithashtu theksoi se, bazuar në vlerësimin e ripërdorimit të tokave nga Banka Botërore, ekzistojnë mundësi për zhvillimin e projekteve të tjera për energjinë e rinovueshme. Diskutimi vazhdon mbi rëndësinë e investimeve në këtë sektor dhe efektet pozitive në mjedis dhe ekonomi.