Divizionin e termocentralit "Kosova A" dje e kanë inspektuar institucionet relevante të Sigurisë në Kosovë.

Inspektim ky i cili realizohet në baza të rregullt tremujor nga institucionet relevante të Sigurisë në Kosovë, duke përfshirë KFOR-in (CBRN ENVIRONMENTA OFICER) si dhe një ekip i specializuar për detektimin e materieve të rrezikshme të Forcës së Sigurisë të Kosovës (Regjimenti i Mbrojtjes Civile).

Po ashtu prezent ishin edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjegjësisht të Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) dhe përfaqësuesit e Agjencisë Kosovare për Mbrojtjen nga Rrezatimi (AKMR).

Delegacioni u prit nga menaxheri i Departamentit të SI e MKZ, Milazim Plakaj, kryeinxhinieri i Monitorimit të Mjedisit, Sabri Simnica dhe kryeinspektori i SI e Emergjencave Musa Zharku.

Tema e diskutimit në këtë takim ishte çështja e sigurisë në TC-A, ku për gjendjen momentale të pranishmit i njoftoj Plakaj , në vazhdim një njoftim përmbledhës për Monitorimin e Mjedisit si dhe në aspektin e sigurisë së Bunkerit të Mjeteve të shpenzuara radioaktive që gjendet në hapësirat e termocentralit “Kosova A”i njoftoj kryeinxhinieri Simnica.

Të gjitha institucionet e sigurisë kanë vlerësuar përkushtimin dhe punën e përgjegjësve të KEK-ut sa i përket mirëmbajtjes dhe nivelit të sigurisë.