DSC_0053

Edhe pse KEK-u ka informuar Furnizuesin Publik KEDS/KESCO se bëhet fjalë për një devijim të shkurtër, si gjithmonë edhe kësaj radhe , furnizuesi publik KEDS/KESCO në mungesë të energjisë elektrike dhe në pamundësi të furnizimit të konsumatorëve me energji elektrike sipas përgjegjësisë që mban karshi tyre, thirret dhe raporton në emër të KEK-ut , pa pasur autorizim për këtë çështje.
Me këtë rast me apo pa vetëdije po zbeh të arriturat e KEK-ut dhe po i de motivon punëtorët të cilët po bëjnë të pamundurën për ti mbajtur termocentralet në operim edhe në këto temperatura jashtëzakonisht të ulëta.
Blloku A-4 , ashtu si është njoftuar furnizuesi publik KEDS/KESCO ka pas një devijim të shkurtër, mirëpo me angazhimin maksimal të ekipeve të KEK-ut është në operim dhe po prodhon sipas planit.

Zyra për marrëdhënie me Publikun dhe Komunitetin
Korporata energjetike e Kosoves (KEK)

DSC_0053

DSC_0058