DSC_0064

Sot, me dt: 18 Janar, 2017, Drejtori Menaxhues, zt. Arben Gjukaj me menaxhmentin e KEK-ut, kanë pritur në një takim bashkëpunimi zt. Hristijan Mickovski- drejtor menaxhues i kompanisë shtetërore të prodhimit të energjiis ELEM sh.a. nga Maqedonia, i shoqëruar edhe nga menaxhmenti i kësaj kompanie. Zt. Mickovski njëherish është edhe këshilltar për energji i Kryeministrit të Maqedonisë.

Zt.Gjukaj dhe Zt. Mickovski, kanë diskutuar për gjendjen e vështirë si pasojë e kushteve klimatike dhe tejkalimit të kësaj gjendje me shumë sukses nga ana e KEK-ut deri me tani. Në këtë takim është diskutuar mundësia e bashkëpunimit në mes dy kompanive në rrethanat e tregut te hapur ne regjion dhe mundesi tjera për të mirë të sistemit energjetik të të dyja vendeve. Si rrjedhojë në një të ardhme të afërt pritët të nënshkruhet edhe një marrëveshje bashkëpunimi me të cilën do të definohen kushtet e bashkëpunimit.